• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË GJERMANI/ Propozim për zgjatjen e kufizimeve deri në 18 prill
Home
Nderkombetare

COVID-19 NË GJERMANI/ Propozim për zgjatjen e kufizimeve deri në 18 prill

22 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një projektvendimi, Kancelaria synon të zgjasë masat aktuale kufizuese deri në 18 prill. Prej një incidence mbi 100 mund të ketë kufizime të tjera.

Kancelaria Federale pritet të bëjë presion për një zgjatje të masave kufizuese deri në 18 Prill, në diskutimet me landet federale nesër. Kjo shkruhet në një projektvendim që ka qenë në fuqi të dielën në mbrëmje. Ajo thotë se pa masa të qarta kufizuese, numri i infektimeve të reja do të rritet aq shpejt sa që në prill mund të pritet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor.

Kancelaria Federale gjithashtu paralajmëroi se do të zbatojë me konsekuencë frenën e urgjencës, për të cilën u ra dakord po të arrihet një incidencë prej 100. Në një rast të tillë jo vetëm që nuk duhet të ketë hapje të mëtejshme, por do të ketë kufizime shtesë. Për shembull, propozohen kufizimet në liridalje.

Ndër të tjera, flitet për një kufizim të daljes gjatë natës deri në orën pesë, “përveç rasteve kur ka arsye serioze për të kundërtën”. Ora e fillimit lihet e hapur. Flitet gjithashtu për mbylljen e shkollave dhe të kopshteve ditore ose moshapjen e tyre fare, kur arsimtarët, mësuesit dhe nxënësit ose fëmijët e mbikqyrur nuk testohen dy herë në javë. Sipas draftit, shkollat dhe kopshtet ditore mund të mbyllen po të arrihet një incidencë prej 200 ose më shumë.

“Projekte model të përkohshme” lehtësojnë hapjen-Sidoqoftë, landet federale dhe rajonet duhet të kenë mundësinë të fillojnë “projekte model të përkohshme” në mënyrë që të “hapin fusha të caktuara të jetës publike me masa të rrepta mbrojtëse dhe një koncept testimesh”. Në këtë kuadër, ata duhet të shqyrtojnë “realizueshmërinë e hapave të hapjes duke përdorur një regjim konsekuent testimesh”, thuhet në projekvendim.

Kancelaria Federale këshillon që të mos udhëtohet gjatë Pashkëve brenda dhe jashtë Gjermanisë. Për të zgjatur masat kufizuese patën rënë dakord më parë landet federale të drejtuara nga socialdemokratët e SPD. Përfaqësuesit e këtyre landeve pritet të propozojnë që të lejohen pushime në landin vetjak federal për sa kohë që njerëzit kujdesen vetë për strehimin dhe ushqimin vetjak, për shembull duke marrë me qira shtëpi për pushime ose në autokampe./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ E shtruar prej ditësh në spital, Covid i merr jetën mësueses 41-vjeçare
Previous article NIS SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT TË KOSOVËS/ Zgjidhet kryetari dhe prezantohet qeveria e Kurtit

s.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT