• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI 6 MIJË MËSUES MORËN ASTRAZENECA/ Manastirliu: Presim lajmeve të mira për vaksinimin masiv
Home
Sociale

MBI 6 MIJË MËSUES MORËN ASTRAZENECA/ Manastirliu: Presim lajmeve të mira për vaksinimin masiv

19 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga shkolla ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku po vijon procesi vaksinimi për mësuesit, deklaroi se procesi i vaksinimit ka ecur pa probleme.
“Janë më shumë se 6100 mësues që deri tani janë vaksinuar. Në Tiranë janë 7 qendra vaksinimi, ndërkohë që vaksinimi po vijon në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se pas vendimit të Autoritetit Rregullator Europian të Barnave, është rritur pranueshëmria nga mësuesit për kryerjen e vaksinës antiCOVID.

“Eshtë ulur hezitimi që kemi hasur në ditët e para. Autoriteti Europian i Barnave dje ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca-s është një vaksinë e cila ka siguri dhe efektivitet. Është një vaksinë që ofron një mbrojtje madje edhe më të lartë sa ç’është vërtetuar deri tani në fazat e testimit të saj”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se negociatat për doza të tjera vaksinash janë drejt fundit.

“Jemi drejt përfundimit të negociatave dhe besojmë që shumë shpejt do të kemi lajme të mira përsa i përket fillimit të një vaksinimi masiv, duke ulur gjithashtu edhe grupmoshat për vaksinimin”, u shpreh Manastirliu.

Procesi i vaksinimit po vijon me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara si dhe në shkolla në të gjithë vendin. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 36,619 doza të vaksinës ndaj COVID19. 24,401 vaksinime për personelin shëndetësor, 6098 vaksinime për të moshuar dhe 6,120 vaksinime për arsimtarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE PO PRESIM SHORTIN, PO JU?" Porto "thumbon" Juventus pasi e eliminoi nga Champions League
Previous article NJOFTOI TËRHQJEN NË VITIN 2010/ Ish-lojtari i Milanit i rikthehet futbollit të luajtur në moshën 48-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT