• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENERGJIA/ Administratori i OSHEE-së Çela: Sot arkëtojmë 300 milionë dollarë më shumë se 8 vite më parë
Home
Sociale

ENERGJIA/ Administratori i OSHEE-së Çela: Sot arkëtojmë 300 milionë dollarë më shumë se 8 vite më parë

18 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në vitin 2013 OSHEE humbiste nga vjedhjet rreth 150 milionë dollarë në vit, humbje e cila sillte riskun që të kalonte në një ‘black-out’ total. Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, në rezymenë që i bëri zhvillimeve në këto 8 vite në sektorin e energjisë elektrike, nga viti 2013 në vitin 2021, tha se humbjet janë minimizuar dhe se është përmirësuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët.

“Para nisjes së reformës së Energjetikës, në 100 lekë që hidhesh energji elektrike në rrjet paguhej më pak se gjysma. Mentaliteti i krijuar prej vitesh për të trajtuar energjinë elektrike si një mall pa Zot thelloi gropën financiare të OSHEE-së. 150 milionë dollarë humbiste çdo vit nga vjedhjet dhe mospagimi i energjisë elektrike. Mungesa e energjisë elektrike dhe defektet ishin aq të shpeshta sa në qytete, mungonte edhe me ditë energjia. Sot kjo situatë duket e largët dhe është transformuar. Qytetarët e kuptuan që shëndoshja e OSHEE-së është në të mirë të tyre. Niveli i humbjeve në 2013-ën ishte ne nivelin 45-50 për qind, viti 2020 shënoi nivelin 21.4 për qind. Sa i përket arkëtimeve sot kompania arkëton 300 milionë dollarë më shumë se para 8 viteve. Rritja e të ardhurave dhe arkëtimeve krijoi mundësinë që kompania të shëndoshej dhe të hidhte sytë te investimet dhe përmirësimi i shërbimeve te qytetarët. Hapi i parë që bëmë ishte krijimi i sa më shumë pikave për tu krijuar shërbime qytetarëve. Nëse në vitin 2013 numëroheshin 49 sportele në gjendjen më të mjerueshme, sot ne kemi 98 sportele me pajisjet më moderne. Kemi shtuar edhe 2000 sportele alternative. Kemi arritur të shkurtojmë ato radhë të gjatë. Kompania investoi edhe në përmirësimin e sistemit të faturimit. Ne hoqëm përfundimisht mënyrën e faturimit afrofe, më e padrejta që i bëhej qytetarët, sot të gjithë abonentët janë të pajisur me matësa dhe paguan atë që konsumon”, tha ndër të tjera Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 PRILLI/ Rama: Nuk jam i përsosur ama po luftoj për ju. Dua që djali im i vogël dhe fëmijët tuaj të rriten në Shqipëri
Previous article TRAGJIKE/ Gjendet i pajetë 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten në Fier

Delo.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT