• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Si të kujdeseni për veten nëse keni simptoma të lehta të COVID-19, këshilla të domosdoshme
Home
Shëndet

KORONAVIRUSI/ Si të kujdeseni për veten nëse keni simptoma të lehta të COVID-19, këshilla të domosdoshme

18 March, 2021 Delo.autor Shëndet

Lajmi i mirë në situatën e paprecedentë ku ndodhemi është se 80 përqind e rasteve të njerëzve të prekur nga COVID-19 kanë pasur simptoma të një intensiteti mesatar, që do të thotë se për një pjesë të mirë të njerëzve, simptomat kalohen lehtë në kushtet e shtëpisë.

Në kushtet kur na duket sikur nuk kemi asgjë nën kontroll, e mira e të mirave sipas ekspertëve që të secili prej nesh të formulojë një plan veprimi për një skenar të mundshëm.

Formulo Një Plan Veprimi
Përpilimi i një plani veprimi në rast se prekeni nga COVID-19, është i një rëndësie të veçantë, thuajse jetësore.

Në përpilimin e këtij plani veprimi, është e nevojshme të përfshini:

Listën e kontakteve të urgjencës
Furnizimin me ushqime dhe artikujt e higjenës e të shtëpisë për dy deri në 4 javë
Ilaçe, termometër, vitamina, minerale.
Tek ushqimet, duhet të siguroheni që të blini:

Oriz
Makarona
Perime të konservuara ose të ngrira
Fruta të thata por edhe të freskëta

Perime të freskëta.
Ujë
Mjaltë për kollën
Xhenxhefil për kollën dhe imunitetin
Barnat e Nevojshme
Në rastin e ilaçeve, duhet të siguroheni që të paracetamolë dhe tretësirat kundër gripit që kanë gjithashtu përmbajtje të tillë.

Nëse jeni azmatikë ose vuani nga sëmundje të tjera, duhet të siguroheni që të keni mjaftueshëm ilaçe për të mbuluar nevojat tuaja deri në shërim të plotë.

Suplementët
Zinku është një nga mineralet më të mira për organizmin.

Pavarësisht mungesës së studimeve shkencore, zinku së fundmi ka marrë shumë vëmendje në betejën kundër simptomave të COVID-19.

Ai rekomandohet të merret kryesisht në formën e karameleve kundër të ftohurës disa herë në ditë.

Vitamina C është e një rëndësie të veçantë sepse mbështet aktivitetin e qelizave të sistemit imunitar.

Veç frutave, këtë vitaminë e gjeni edhe tek xhenxhefili i cili funksionon kundër virozave normale por edhe fuqizon imunitetin dhe qetëson stomakun.

Termometri
Termometri nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj, sepse duhet të masni temperaturën dy herë në ditë.

Përveç këtyre gjërave thelbësore, sigurohuni që të keni mjaftueshëm doreza, maska, kartpeceta, solucione pastrimi dhe disinfektimi të shtëpisë, çarçafë dhe ndërresa, të cilat në rast infeksioni, duhet që jo vetëm t’i ndërroni shpesh por edhe t’i lani./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROKURORJA E KUKËSIT DLE PARA VETTINGUT/ Rita Gjatit i dalin probleme me pasurinë dhe kontaktet me trafikantin e drogës, braktis sallën
Previous article "INTUITA MUND TË REZULTOJË JASHTËZAKONISHT E VLEFSHME"/ Njihuni me horoskopin për ditën e sotme

Delo.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT