• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LEHTËSIM PËR UDHËTIMET BRENDA BE/ Komisioni Europian propozon pasaportën e vaksinimit Covid
Home
Nderkombetare

LEHTËSIM PËR UDHËTIMET BRENDA BE/ Komisioni Europian propozon pasaportën e vaksinimit Covid

17 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Komisioni Europian ka propozuar futjen e një çertifikate dixhitale që vërteton se dikush është vaksinuar për Covid-19.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, thotë se çertifikata do të dokumentojë gjithashtu teste negative dhe nëse personi ka pasur Covid më parë.

“Cili është funksioni i kësaj çertifikate? Ajo tregon … nëse personi është vaksinuar ose (ka pasur) një test negativ të kohëve të fundit ose është rikuperuar nga Covid dhe kështu ka antitrupa,” tha ajo një konference shtypi.

“Certifikata do të sigurojë që rezultatet të njihen reciprokisht në çdo shtet anëtar”, shton ajo.

Të gjitha këto pasaporta duhet të përfshijnë edhe të dhënat për datën e vaksinimit apo testimit, emrin e institucionit që e ka bërë testin apo vaksinimin, emrin e vaksinës dhe afatin e vërtetimit.

Për momentin, sipas sqarimeve të Komisionit Evropian, pasaportat duhet të lëshohen në të gjitha vendet e BE-së dhe të pranohen në të gjitha shtetet tjera të BE-së si dhe shtetet e zonës Shengen, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian ka nënvizuar se edhe shtetasit e huaj, me qëndrim në BE, kanë të njëjtat mundësi dhe të drejta për t’u pajisur me pasaporta.

Sa u përket pasaportave të lëshuara nga shtetet tjera joanëtare të BE-së, ato do të shqyrtohen nga Komisioni më vonë në bazë të standardeve, të cilat i kanë aplikuar ato vende.

Për momentin, pasaportat për vaksinim që do të vlejnë në tërë territorin e BE-së, të cilat vërtetojnë se personi është vaksinuar me njërën prej vaksinave, të cilat janë miratuar për përdorim në tregun e BE-së.

Por, shtetet anëtare mund të vendosin vetë që të pranojnë edhe vaksinimin me vaksina tjera.

Kjo çështje është parashtruar si problem për shkak se disa shtete të BE-së kanë nisur të vaksinojnë qytetarët e tyre edhe me vaksina nga Rusia dhe Kina, të cilat ende nuk janë miratuar nga autoritetet e BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Zhvilloi paraqitje pozitive ndaj Realit, Ja si vlerësohet Gjimshiti nga mediat italiane...
Previous article KOSOVË/ 8 humbje jete nga COVID-19, ja sa raste të reja u zbuluan 24 orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT