• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA NË ELBASNA/ Balla: Opozita mblodhi rreth 100 njerëz me thirrje banale. Nuk kishte ndodhur kurrë…
Home
Politikë

PËRPLASJA NË ELBASNA/ Balla: Opozita mblodhi rreth 100 njerëz me thirrje banale. Nuk kishte ndodhur kurrë…

15 March, 2021 F.autor Politikë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, zhvilloi një takim me banorët e lagjes 11 Nëntori në Elbasan.

Në fjalën e tij, Balla tha se qytetarët e dënojnë dhunimin e festës së Ditës së Verës nga PD dje në Elbasan.

“Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një parti politike të shkojë në festë me flamuj dhe organizojë miting për të fyer e sharë kundërshtarët politikë. Gjatë takimeve që kam zhvilluar sot me qytetarë të Elbasanit më kanë shprehur indinjatën e tyre për atë që PD bëri një ditë më parë”, tha Balla.

Sipas Ballës, qytetin e Elbasanit e karakterizon gjithmonë mikpritja, por ajo që Partia Demokratike ka në plan të organizojë kudo nëpër Shqipëri, se nuk është vetëm Elbasani por turpi i tyre ishte që organizuan atë anti-miting të turpshëm në kushtet e një feste.

“Kur shkon diku për festë unë nuk di që duhet të shkosh me flamuj, të hypur nëpër makina dhe që pastaj të flasësh ti në emër të popullit. Festën dje e kishte populli i Elbasanit. Jo pa qëllim, ne anuluam çdo lloj aktiviteti politik, sepse dje ishte një festë dhe në festë nuk bëhet politikë. Pastaj, nja 100 stereotipe të ngjashme me Ilir Metën apo me Sali Berishën, filluan jo vetëm thirrjet e karakterit politik, por edhe thirrje me mungesë të theksuar të kulturës dhe shprehje kuptimplota të rrugaçërisë. Megjithatë, unë uroj që demokratët e thjeshtë dhe të ndershëm të Elbasanit, të distancohen nga ajo ngjarje.

Organizator ishte Basha, sepse të mbledhësh njerëz dhe t’i çosh kundër partisë tjetër është e papranueshme. Bëj takimin tënd, fol çfarë të duash ti, thirr si të duash ti, por tjetri ka të drejtën e vet. Ne për të respektuar kushtet e Covid-it, unë nuk kisha ftuar as deputetët, ishim vetëm Kryeministri Rama, unë, Evis Kushi, kryetari i bashkisë, kaq sepse aq lejon ligji. S’mund të mbledhim më shumë njerëz dhe gjithë të tjerët aty ishin njerëz që ishin pjesë rastësisht të festës. Ndërkohë, ato mbledhin rreth 100 njerëz me thirrje banale. Turp!”, u shpreh numri dy i PS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13 VJET NGA GËRDECI/ Familjarët e viktimave deklaratë publike: Drejtësia nuk kapi as baxhanakët e djeshëm dhe as kunetërit e sotëm
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID/ 543 raste të reja dhe 15 viktima, rekord të VAKSINUARISH

F.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT