• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RACË POLITIKANËSH QË KANË ZAKON ZAPTIMIN”/ Erion Veliaj: Meta U ZU me rojet e turnit si boksier
Home
Politikë

“RACË POLITIKANËSH QË KANË ZAKON ZAPTIMIN”/ Erion Veliaj: Meta U ZU me rojet e turnit si boksier

12 March, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar sërish për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zyrat e Partisë Fryma e Re Demokratike, ku Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake.

Veliaj në një lidhje direkte në televizionin Fax News deklaroi se Meta u zu me rojet e turnit si boksier.

Më tej Veliaj shton se zyrat duhet të liroheshin që para 6 viteve.

“Janë një racë politikanësh që e kanë zakon zaptimin. Jemi në vitin 2021, dhe për aq kohë sa të gjitha partitë e tjera, si të majta dhe të djathta kanë zbatuar urdhrin e kryetarit të bashkisë për të liruar zyrat.

Si çdo zaptues që është larguar nga konviktet çerdhe kopshtet duhet të largohen edhe ata nga zyrat e bashkisë, ato janë zyrat e konsumatorit.

Të shkosh të zihesh me rojet e turnit është turp. Meta si boksier duke u zënë me rojet e turnit është turp, ata u sigurojnë bukën familjes së tyre me atë punë.

Shteti ka ligje ka rregulla që nuk lejon një zaptues privat, e pse duhet te lejohet një subjekt politik? Nuk ka lidhje me partinë është urdhër qe ka shkuar ka vite që ka shkuar urdhri. Po këta për vilat makinat nuk të falin. Po për zyrat që i kanë zënë me të padrejtë. 

Këta policë janë roje të një zyre shteti, ashtu si ka roje presidenti e të tjerët. Policia bashkiake është e pa armatosur. Nuk ka as grupe të gatshme dhe e gjitha kjo ishte një provokim, ai shkoi tu thotë që sot keni afatin e lirimit dhe aty shkon presidenti e ndeshet me rojet. 

Këto histori me shantazhe i kam dëgjuar me vite, janë parti e shantazhit. Unë isha në punën time në Farkë dhe u habita që presidenti shkon në një zyrë dhe zihet në një mënyrë të tillë, ca të them unë.

Si çdo ndërtesë e zaptuar, ndërtesa do të lirohet, kam 6 vite që ua them këtë. Këta nuk po bëjnë debat që të rritet paga me 400 mijë lek, nuk po bëjnë debat për taksat progresive. Këta po bëjnë debat për zyrat që i kanë zënë pa të drejtë. 

Mos të themi gjëra pa logjikë vetëm se na drejton një president pa logjikë”-deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI E DI ÇFARË NDJEJ PËR TË"/ Habit Antonela me deklaratën dhe tërhiqet nga Mevlani: Është tallur me mua...
Previous article "KATAR 2022"/ Ekipi kroat uron dy prurjet e Rejës: Krenarë dhe të lumtur për ftesat nga Kombëtarët

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT