Një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur në Sauk, Tiranë pasi është qëlluar me kaçavidë nga disa persona.
Mësohet se si pasojë e një sherri mes disa të rinjve, është qëlluar me kaçavidë 23 vjeçari Danjel Bregu. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në kryeqytet, pranë një hoteli në zonën e Saukut.


