Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër punonjësi policie, pasi ditën e sotme është ndarë nga jeta efektivi i Policisë së Kavajës, Harun Hasa.
Mësohet se disa ditë pas infektimit gjendja e 54-vjeçarit është rënduar dhe si pasojë ka humbur jetën.
Po sot ndërroi jetë edhe mjeku i qytetit të Kavajës Mehmet Demrozi, i cili nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin.


