• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Kandidatja e parë e PS në Korçë: Fuqizimi i grave dhe të rinjve, fokusi im
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Kandidatja e parë e PS në Korçë: Fuqizimi i grave dhe të rinjve, fokusi im

10 March, 2021 F.autor Politikë

Eni Zaka, kandidatja e parë në listën e PS në qarkun e Korçës, e shikon një sfidë të bukur dhe me vlera angazhimin e saj për zhvillimin e shoqërisë dhe përfaqësimit të qytetareve korçarë në parlamentin e ardhshëm. Në një intervistë për Report Tv, Eni Zaka shprehet se fokusi i saj është zhvillimi i grave dhe vajzave dhe fuqizimi i tyre. Gjithashtu tjetër pikësynim i saj janë të rinjtë që për të kanë fuqinë të ndryshojnë dhe bëjnë më të mirë të ardhmen.  Në lidhje me qytetin e saj të lindjes, Zaka shprehet se do të mbështes projekteve infrastrukturore për  transformimin e Korçës, i cili është shndërruar në destinacionin më të preferuar turistik në Shqipëri për turistët vendas dhe të huaj.

“Së pari sa i takon prioriteteve ne jemi në një garë dhe pavarësisht renditjes nuk dua ta veçoj në asnjë moment veten nga skuadra që është pjesë e kësaj gare në qarkun e Korçës. Partia Socialiste ka një program gjithëpërfshirës që sheh drejt zhvillimit të vendit. Dua ta nis nga gratë e vajzat dhe mbështetja për to. Me mirënjohje dhe vlerësim për çfarë është bërë për to nga qeveria dhe shoqëria civile por edhe me dëshirën dhe angazhimin maksimal për të bërë më shumë sepse pavarësisht vështirësive, tek përpjekja për fuqizimin e femrës ka gëzim dhe progres . Tek nënat dhe baballarët që nuk e duan largimin e fëmijëve të tyre, tek ata më të vegjlit që duke u rritur do të shkollohen, bëhen profesionistë e do të qëndrojnë këtu. Ndalem tek të rinjtë që kanë fuqinë të ndryshojnë dhe bëjnë më të mirë të ardhmen. Korça dhe Shqipëria I ka të shumtë të rinjtë e talentuar, dinamikë dhe të vendosur e që e meritojnë mbështetjen e pakursyer. E di që viti I fundit ka qenë sfidues për secilin prej nesh, për individin, familjen, biznesin ndaj do të investoj gjithë njohuritë, energjinë dhe forcën time tek ekonomia e shfrytëzimi I çdo mundësie dhe potenciali që mund të sjellë rimëkëmbjen dhe përmirësimin e saj.  Ndërsa kur flitet për Korçën, qytetin tim të lindjes, si anëtare e Këshillit Bashkiak mund të vendos theksin mbi mbështetjen e vazhdueshme të projekteve infrastrukturore për  transformimin e këtij qyteti, i cili është shndërruar ne destinacionin më të preferuar turistik në Shqipëri për turistët vendas dhe të huaj”, tha Zaka.

Eni Zaka tha se në Korçë puna bëhet si një skuadër për të korrur fitoren, ndërsa vlerëson besimin që i është dhënë nga kryeministri për të përfaqësuar korçarët. Zaka nuk është e panjohur me politikën, pasi ajo ka qenë pjesë e strukturave të PS dhe e angazhuar në to.

“Ftesën për të qene kandidate në listën e PS e kam mirëpritur dhe ndihem tej mase e vlerësuar që jam përzgjedhur për të qenë në krye të kësaj liste. Gjej rastin të falenderoj së pari kryetarin e PS Z. Edi Rama që më përzgjodhi dhe të deleguarin e qarkut Z. Niko Peleshi si dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim pasi siç mund të keni dijeni prej një kohë të gjatë kam qenë e angazhuar në strukturat organizative të partisë socialiste. Gjithashtu kam qenë e përzgjedhur si kandidate për deputete edhe në zgjedhjet e qershorit 2017.

Për sa i takon angazhimeve, nëse e keni fjalën për angazhimet politike jam anëtare e Partisë Socialiste, anëtare e Asamblesë Kombëtare te kësaj partie, anëtare e Asamblesë të Partisë Socialiste për Bashkinë Korçë, koordinatore e njësisë elektorale etj. Nëse i referoheni angazhimeve profesionale, aktualisht mbaj pozicionin e Administratores se Universitetit “Fan Noli” si edhe anëtares e kryetares së Komisionit të Ekonomisë në Këshillin Bashkiak të Korçës.

Në fakt detyrën e Administratores e kam marrë në prill të vitit 2017, por me universitetin kam marrëdhënie më të hershme pasi kam përfunduar ciklin 4-vjeçar te studimeve ne këtë universitet, dhe me vone kam patur fatin te punoj për një periudhe 10-vjeçare si pedagoge e ftuar. Në karrierën time profesionale një rol kyç ka patur gjithashtu drejtimi i Degës së Thesarit Korçë, ku falë bashkëpunimit me institucionet publike kemi arritur të implementojmë me sukses të gjitha risitë që solli reforma territoriale dhe administrative”, tha Zaka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Ylli Salah ndëshkon Leipzig dhe zhbllokon sfidën në "Anfield" (VIDEO)
Previous article ÇUDIA/ Reali Madrid ekip “plak”, por pjesët e dyta janë super

F.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT