• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ Gentian Zenelaj mes lotësh flet për humbjen e të atit nga COVID: Nuk i vajta në varrim, për herë të fundit e…
Home
Sociale

RRËFIMI/ Gentian Zenelaj mes lotësh flet për humbjen e të atit nga COVID: Nuk i vajta në varrim, për herë të fundit e…

10 March, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë aktori dhe moderatori i njohur Gentian Zenelaj i cili së fundmi ka përjetuar periudhën më të vështirë të jetës së tij. Ai ka rrëfyer momentet e infektimit me Covid-19 dhe shtrimit në spital. Ai ishte i frikësuar dhe mendonte që nuk do ia dilte. Po në periudhën kur Genti ishte i shtruar në spital, humbi edhe të atin nga Covidi, ku nuk kishe mundësi as të shkonte në varrim sepse ishte në gjendje të keqe në spital.

Gentian Zenelaj: Në ditën më të keqe të sëmundjes që ishte dita 10, unë humba babain. Ajo është një ditë që influencioi shumë keq në shëndetin tim sepse unë mendoj që kjo sëmundje është thellësisht e lidhur me gjendjen tëndë emocionale. Atë ditë u ndjeva shumë keq, babai im kishte më shumë se dy javë që ishte shtruar në spital dhe ikja ime nga përkujdesja, mua më përkeqësoi shumë. Fakti që nuk isha për t’u përkujdesur, për të çuar gjërat që kisha nevojë dhe gjithë kjo barë i ra bashkëshortes sime.  Unë kisha edhe mamanë  time të sëmurë me Covid në Shëngjin.

Rudina Magjistari: Kur je takuar me babain për herë të fundit?

Gentian Zenelaj: Kjo është gjëja që më vret shumë sepse kjo është një sëmundje që ti je thellësisht i vetmuar dhe nuk ke mundësi t’i mbash dorën njeriut tënd të dashur, që nuk ke mundësi t’i rrish afër dhe t’i japësh pak shpresë. Ky ishte mendimi më i keq që unë kisha për ato tre javë ku babai im ishte i shtruar në spital. Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me problem shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Është e pabesueshme që babai im të degradonte në këtë gjendje. Dita kur u intubua ishte shumë e vështirë për mua, ai bëri tre arrest kardiak dhe s’ma merrte mendja kurrë që ai njeri të kishte një zemër aq të fortë sepse të mbash 3 javë, 60 litra oksigjen, duhet të kesh një zemër shumë të fortë. Nuk shkova as në funeral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamundura. Ishte një situatë kaotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE E DINIM QË ATA DO KËRCENIN"/ Habit mbrojtësi i Portos: Kemi punuar shumë për atë goditje dënimi
Previous article ANALIZA/ 1000 fytyrat e "Djallit", trajneri Pioli ka bërë 33 shpikje

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT