• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Manastirliu-Soreca: Së shpejti finalizojmë marreveshjen me BE për vaksinat
Home
Sociale

COVID-19/ Manastirliu-Soreca: Së shpejti finalizojmë marreveshjen me BE për vaksinat

10 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Një marrëveshje për infrastrukturën e vaksinimit dhe rritjen e mëtejshme të dozave të vaksinës antiCOVID, pritet të nënshkruhet mes Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Europian. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u shprehën se po punohet për finalizimin e marrëveshjes, gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjes së re të skanerit të avancuar, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pjesë e paketës mbështetëse të Bashkimit Europian.

“Sfida e rradhës e të gjithëve ne është vaksina. Dhe unë jam shpresëplotë që marrëveshja me Bashkimin Europian do të finalizohet shumë shpejt. Për të vijuar për të siguruar vaksinimin edhe në vazhdim, paralel me çfarë qeveria shqiptare është duke bërë. Ne presim javën që vjen, në fillim të javës, rreth 9 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Qeveria shqiptare aktualisht ka parapaguar dozat për 800 mijë qytetarë, qoftë nëpërmjet instrumentit Covax, qoftë nëpërmjet kontratës direkte me Pfizer-in. Dhe po vijojmë të negociojmë për të patur kontrata të tjera. Vaksnimi është sfidë, është një proces, është një qëllim në vetvete për të përshkruar me shpejtësi kilometrin e fundit drejt fillimit të fundit të pandemisë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

“Së bashku ne po negociojmë një marrëveshje, për një grant prej më shumë se 11 milion euro për vaksinat. Për pajisjet për të shpërndarë vaksinat, por gjithashtu dhe blerjen e vaksinave. Shpresoj që ta nënshkruajmë këtë marrëveshje në ditët në vijim”, u shpreh Ambasadori Soreca.

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e QSUT, Ministrja Manastirliu vlerësoi mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në këtë vit të pandemisë.

“Kemi nxjerrë shumë mësime këtë vit dhe një prej mësimeve të mësuara është se solidariteti ishte arma e fuqishme, në momente shumë të vështira të kësaj pandemie.
Investimet e bëra nga qeveria shqiptare dhe pajisjet e ardhura nga Bashkimi Europian e kanë fuqizuar sistemin tonë shëndetësor, kanë fuqizuar spitalet tona, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë dhe kjo ka qenë një pikë e fortë në menaxhimin e sukseshëm të pandemisë, pavarësishtë gjithë problematikave, sigurisht nuk themi që kemi qenë perfekt, por jemi përpjekur me të gjithë kapacitetet tona, me të gjithë forcën tonë dhe mbi të gjithë me armatën tonë të mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu.

Ambasadori Luigi Soreca ka vlerësuar bluzat e bardha në Shqipëri, duke u shprehur se edhe vetë ka zgjedhur të trajtohet nga mjekët këtu.

“Kjo ishte një mbështetje e dhënë për ju, për doktorët, infermieret e Shqipërisë, që kanë qenë në këtë situatë përgjatë një viti pandemie. Dua t’ju them faleminderit në emër të Bashkimit Europian por edhe personalisht, sepse unë kam kaluar vetë Covid19. Ka qenë një përvojë e vështirë dhe jam kuruar në Shqipëri nga mjekët dhe infermierët shqiptarë. Një falenderim të veçantë kam për prof. Kalon, I cili më ka ndjekur personalisht”, tha ambasadori Soreca.

“Ne jemi krenarë se kemi një armatë të vërtetë profesionistësh. Dhe unë jam krenare Ambasador që ju jeni kuruar, jeni trajtuar në Shqipëri, me besimin e plotë tek armata jonë e profesionistëve”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Me investimet e qeverisë shqiptare dhe mbështetjen e partnerëve, është dyfishuar flota e aparaturave jetëshpëtuese në spitale. Bashkimi Europian ka ndihmuar për pajisje mjekësore si monitorë, respiratorë, autoambulanca, grafi, etj dhe kjo është mbështetja e tetë në këtë vit pandemie e BE për spitalet COVID si dhe spitalet rajonale në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË "MAKINERI" GOLASH QË NUK NDALET/ Ja rekordi i ri i vendosur në Champions League nga talenti Haaland...
Previous article 12 REALIZIME NË 48 NDESHJE/ Bilanci i frikshëm i sulmuesit Solomon, u pagua 11 mijë euro për çdo gol tek Partizani

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT