Kryesocialisti Edi Rama gjatë prezantimin e kandidatëve ka gjetur një mënyrë krahasuese të emrave socialistë ndaj kundërshtarëve politikë si PD dhe LSI. Në krahasimet e tij nuk kanë munguar sulmet ndaj përfaqësuesve të opozitës.
Krahasimin e parë ai e ka bërë me dy kandidaten Çomo dhe Bozo me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa ka krahasuar Manastirliun me ish-ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, si dhe ministren Balluku me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi.
Pjesë nga deklarata
Nuk është për qeshur,është për të qarë se ku u katandis pas 30 vitesh Partia Demokratike.
Një cirk ambulant ku madje dhe elefantë si Zef Hila i Shkodrës dhe i Hilë Moisit dhe Zef Kolombit, ai që vaj medet parvjet dogji shkkollën bashkë me kutit votii dhe me fletë.
Por kur thojnë Shqipëria fiton? O Zot! Por si fiton? Më kë fiton? Ma thoni me kë fiton. Ja ta ndihmojmë veten. Më kë fiton Tirana më 25 prill? Ja ku janë një pensioniste dhe një pensionist. Një mjeke dhe jnë mjek. Zgjjidhet ky (Saliu) për të mos zgjedhur këto. Dhe më këto humbet. Po se mos është vetëm ky krahasim. Ja ministrja jonë e Shëndetësisë, ministri i tyre i Shëndetësisë? Më ke fiton fiton Tirana? Po Shqipëria kë fiton?
Ndërsa ka nxjerrë në foto dhe ministren Balluku përballë Dash Shehin, duke shtuar se besoj se “pamjet flasin vetë, kush sy le t’i shikojë vetë, kush veshë të dëgjojë, kush mendje le të mendojë dhe le të zgjedhë”.


