• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Kina dhe Rusia synojnë ndërtimin e stacionit hapësinor hënor
Home
Nderkombetare

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Kina dhe Rusia synojnë ndërtimin e stacionit hapësinor hënor

10 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Kina dhe Rusia kanë bërë të ditura planet për të ndërtuar stacion hapësinor hënor. Agjencia ruse e Hapësirës Roskosmos ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës në Kinë, për të zhvilluar kërkime në sipërfaqen e Hënës, në orbitë apo në të dyja. Në deklaratën e këtyre dy vendeve është thënë se ky stacion do të jetë i qasshëm për përdorim edhe nga kombet tjera.

Lajmi vjen teksa Rusia përgatitet për të shënuar 60-vjetorin e fluturimit të një njeriu në Hapësirë.
Stacioni Ndërkombëtar Shkencor në Hënë do të kryejë një mori kërkimesh shkencore, duke përfshirë analizimin e Hënës, është thënë në deklaratë. “Kina dhe Rusia do të shfrytëzojnë përvojat e mbledhura në shkencën për Hapësirën, kërkimet dhe përdorimin e pajisjeve dhe teknologjisë hapësinore për të zhvilluar një hartë për ndërtim të stacionit ndërkombëtar hënor”, është thënë në deklaratë.

Aty është përmendur edhe se Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë në planifikim, dizajn, zhvillim dhe funksionalizim të stacionit për kërkime. Rusia, e cila njihet për kërkimet në Hapësirë ka humbur vitin e kaluar monopolin e dërgimit të astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pas lansimit të suksesshëm të anijes kozmike të kompanisë SpaceX nga toka amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditura planet se synojnë të kthehen në Hënë më 2024. Programi amerikan, i quajtur Artemis, synon të dërgojë një burrë dhe një grua në sipërfaqen e Hënës, çka më pas do të shënonte herën e parë të dërgimit të njerëzve në Hënë prej vitit 1972.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDËR DONATORËT ME RËNDËSI"/ Ruçi pret ambasadorin e Japonisë: Forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve
Previous article "SOT DY MUAJ..."/ Robert Berisha bën postimin prekës për të ëmën e ndjerë (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT