• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOS HIQNI DORË PREJ TYRE/ Perimet e duhura që ndihmojnë për mbrojtjen e fortë të kujtesës
Home
Shëndet

MOS HIQNI DORË PREJ TYRE/ Perimet e duhura që ndihmojnë për mbrojtjen e fortë të kujtesës

10 March, 2021 s.autor Shëndet

Një sallatë në ditë garanton rininë e trurit, thonë ekspertët sipas të cilëve, truri i njerëzve që hanë barishte dhe perime, është 11 vjet më i ri se truri i atyre që nuk i konsumojnë ato.

Kërkimet më të fundit shkencore janë përqendruar tek roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore.

Një studim në veçanti zbuloi se ngrënia e një racioni me barishte dhe perime të pasura me vitamina (veçanërisht vitaminën K) në ditë, ka rol mbrojtës për trurin.

Ndonëse është shumë herët të pranohet se një ushqyerje e tillë parandalon sklerozën, ekspertët janë optimistë.

Interpretimi i Rezultateve Të Studimit Për Barishtet Dhe Kujtesën
Studimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit Rush dhe Tufts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky studim u financua nga Shërbimi Për Kërkime Shkencore Në Bujqësi USDA.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e 960 njerëzve që morrën pjesë në studim.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 81 vjeç.

74% prej tyre ishin gra.

Për mbi 4 vjet me rradhë, ata konsumuan një racion me barishte në ditë.

Njerëzit që konsumuan barishte rregullisht raportuan aftësi më të mira mendore dhe më pak simptoma të sëmundjeve kardiovaskulare apo depresionit.

Për më tepër, studiuesit thanë se ngrënia e një racioni me barishte në ditë, kishte lidhje të fortë me parandalimin e humbjes së kujtesës si pasojë e plakjes.

Shkencëtarët thanë se truri i njerëzve që hëngrën barishte çdo ditë ishte 11 vjet më i ri se ai i atyre që ushqeheshin me më pak barishte.

Shkencëtarët deklaruan se ngrënia e të paktën një racioni me barishte dhe perime ngadalëson përkeqësimin e aftësive mendore si pasojë e moshës.

Ushqyesit Më Të Mirë Për Kujtesën
Vitamina K, gjendet jo vetëm tek ushqimet por edhe si suplement.

Folati, gjendet tek barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët dhe mishi i mëlçisë së viçit.

Luteina, është një vitaminë që gjendet tek spinaqi, e verdha e vezës dhe perime të tjera me ngjyrë të verdhë dhe jeshile.

Beta karoteni, gjendet tek karrotat, patatja e ëmbël, mango dhe kungulli.

Vitamina E gjendet tek brokoli dhe shpargu

Nitrati, gjendet tek spinaqi dhe lëngu i panxharit

Kempferoli gjendet tek molla, rrushi, domatja, çaji jeshil dhe patatja./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Aksidentohet duke bërë ski, vdes biznesmeni shqiptar në Bullgari (FOTO)
Previous article "NUK DO TË..."/ Xhemi publikon FOTO nga festa e ditëlindjes së Jonit dhe i bën një premtim të çuditshëm Arbanës

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT