Bie kufiri maksimal i moshës për përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid.
Pas Britanisë së Madhe, Franca, Gjermania dhe Belgjika, edhe Italia ka dhënë dritën jeshile zyrtare për përdorimin e saj në personat mbi 65 vjeç, duke përjashtuar sidoqoftë ata me patologji të veçanta.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se nëse kompania nuk respekton marrëveshjet, ndalimi i eksporteve do të vijojë.
Ndërkohë, përplasja midis BE dhe AstraZeneca vazhdon. “Ne presim që AstraZeneca do të rrisë përpjekjet e saj për të shpërndarë më shumë doza në Evropë. Ky do të jetë standardi për të përcaktuar nëse do të ketë edhe eksporte nga vendet e tjera”, tha Von der Leyen.
Javën e kaluar Italia bllokoi 250 mijë vaksina që nisën për në Australi.
“Nga sa shohim AstraZeneca po shpërndan nën 10% të asaj që ishte rënë dakord për tremujorin e parë në Bashkim. Ne mbështesim Italinë”, tha Von der Leyen.


