• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ Qëndroi 1 vit në spital, nëna vdes me kokën mënjanë dhe e djegur nga malli për të birin
Home
Sociale

HISTORIA/ Qëndroi 1 vit në spital, nëna vdes me kokën mënjanë dhe e djegur nga malli për të birin

7 March, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Mirela e cila ka rrëfyer historinë e dhimbshme me nënën e saj. Ajo ka humbur të ëmën para 8 muajsh nga hemorragjia cerebrale dhe prej 1 viti ka qëndruar në spital. Dëshira më e madhe e saj ishte që të vinte tek emisioni i Arditit dhe Mirelës i ka ngelur peng që nuk e ka sjellë para se të humbte jetën.

Mirela: Unë jam me origjinë nga Skrapari dhe jetoj në Tiranë. Unë sot kam sjellë babin dhe arsyeja është një peng. Nëna ime ka pasur shumë dëshirë që të jetë tek emisioni jot. Mami ka ndërruar jetë ka 8 muaj dhe mua më ngeli peng që nuk arrita ta sillja dot, pasi ajo ma kërkonte gjithmonë. Shpesh herë më thoshte kam shumë qejf të shkoj, pse mos më çoni. Më ble shumë fustane të shtrenjta, por kot mi ble kur nuk më çoni atje ku unë kam qejf.

Jo se nuk doja ta sillja, por prisja një arsye, një shkak të fortë, ndoshta një përvjetor martese që të kishin prindërit e mi, ndoshta një ditëlindje të mamit, një 60-vjetor të saj që e festoi në spital për fat të keq dhe nuk u bë. Në kohën që ajo ishte e sëmurë, unë gjithmonë e mendoja që kur të shërohet do ta sillja për të treguar historinë e saj, focën si ajo vuajti një vit të tërë në spital, por nuk ia doli dot. Sot kam ftuar babain tim, gjysmën tjetër të shpirtit tim, për ta falenderuar për çfarë ka bërë për ne dhe për t’i kërkuar që mos jetojë më vetëm.

Ardit Gjebrea: Sa motra e vëllezër jeni?

Mirela: Ne jemi 7 motra dhe një vëlla. Vëllai është i vogli, jeton në Belgjikë dhe ka krijuar familjen e vetë atje. Nuk mundi dot të vijë për sa kohë që mami ishte sëmurë sepse ai sapo kishte ikur, priste ardhjen e djalit në jetë, më pas u mbyllën kufijtë dhe nuk erdhi dot as kur mami ndërroi jetë dhe akoma nuk ka ardhur e sot e kësaj dite.

Ardit Gjebrea: Çfarë pati mami?

Mirela: Mami pësoi një hemorragji cerebrale dhe ju desh të rrijë në spital 1 vit të tërë pa shkuar asnjë ditë në shtëpi këtu në Tiranë. 12 herë ka zbritur në sallë, mami jetonte për zërin tim Ardit. Muajt e fundit nuk ishte e vetëdijshme, ishte në një gjumë të thellë, por unë jam e bindur që më dëgjonte dhe unë i flisja gjithë kohës. Para se të ngelej ashtu, e kërkonte vëllain shumë. Me shaka i thoja po unë po rri këtu, po të bëj hyzmet, çe do djalin. Më thoshte thirre djalin, dua djalin. Ajo iku me kokën mënjanë që nuk e pa vëllain dhe e djegur nga malli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTE PANIKU/ Po ndiqnin ndeshjen, shembet tarraca e ndërtesës në Sarandë. Tifozët e Butrintit bien nga... (VIDEO)
Previous article DERBI I ANGLISË/ Manchester United thyen perfeksionin "Qytetarëve" pas 4 muajsh në "Old Trafford"

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT