• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PERGJIGJET ISH DEPUTETES/ Veliaj: Gridën “e rrahëm” në Tiranë dhe Durrës, listën tonë…
Home
Politikë

I PERGJIGJET ISH DEPUTETES/ Veliaj: Gridën “e rrahëm” në Tiranë dhe Durrës, listën tonë…

7 March, 2021 F.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në një takim me qytetarët e Rrogozhinës u shpreh se forca e Partisë Socialiste qëndron në emrat me të cilët garon në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai iu përgjigj edhe sfidës së Grida Dumës për të kandiduar në Rrogozhinë e Kavajë, ku tha se “Gridën e rrahëm në Tiranë dhe Durrës, ku mori humbjen më të madhe”.

Veliaj tregoi që lista e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës do të drejtohet nga dy profesoresha, një prej të cilave është Luljeta bozo.

Për më tepër, Veliaj tha se socialistët e kanë të shenjtë detyrën dhe nuk e lënë në mes siç veproi opozita me mandatet në parlament, por dhe në Këshillat Bashkiakë.

“Listën tonë për qarkun e Tiranës do ta drejtojnë dy profesoresha. Një prej tyre është Luljeta Bozo, profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit, që dhe në atë moshë është më e papërtuar se disa çupëlina që vijnë këtej vërdallë. Kur e dëgjova atë që kemi përballë që tha: “E sfidoj Erionin të kandidojë në Rrogozhinë e në Kavajë”, nuk e di pse harron që ne “e rrahëm” në Tiranë, ku ka pasur humbjen më të madhe te Njësia 1. Harron që ne “e rrahëm” edhe në Durrës me mbi 10 mijë vota diferencë. Harron që e la vetë mandatin dhe sot kërkon të kthehet në detyrë. Zysh Luljeta nuk e lë kurrë detyrën. Nuk e la kur ra tërmeti e jo më ta lërë siç bëri Grida me shokët e vet që për një kapriço thanë: “s’fituam ne, po ikim nga loja”. Kjo nuk është lojë për fëmijë, është përgjegjësi. Për çfarë janë këto sfida dhe pse i lini detyrat përgjysmë? Kjo është pyetja që duhet t’ju bëjmë atyre, sidomos një mësuese që nuk e lë kurrë orën e mësimit apo një doktoreshë që nuk e lë kurrë sallën e operacionit nuk duhet të mbështesin politikanë që lënë përgjysmë detyrat e tyre dhe atë që populli i kërkoi të çonin deri në fund,” tha ai.

Veliaj ka ironizuar edhe kreun e PD Lulzim Basha, kur tha se motoja e socialistëve nuk është gjumi, por puna, pasi vetëm duke punuar mund të ecim përpara.

“Motot i kemi të ndryshme. Luli e kishte moton: “Ta bëjmë ditën natë!” Sigurisht, kur e ke mendjen te gjumi do të bësh ditën natë. Motoja jonë është ta bëjmë natën ditë. Të mundohemi të punojmë deri vonë dhe të kemi sa më shumë rendiment me gjithë angazhimin dhe energjinë pozitive që kemi,” deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRISNIM/ Shqipja dhe Andi bëhen sërish bashkë (FOTO)
Previous article PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Manaj nuk di të ndalet, sulmuesi i Kombëtares gjen sërish rrugën e rrjetës me Espanyol (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT