• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITEN SËRISH SHIFRAT NGA COVID-19 NË EUROPË/ 10 shtetet ku dominojnë variantet e reja të virusit
Home
Nderkombetare

RRITEN SËRISH SHIFRAT NGA COVID-19 NË EUROPË/ 10 shtetet ku dominojnë variantet e reja të virusit

7 March, 2021 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Numri i rasteve të infektimit me coronavirus është duke u rritur sërish në gjithë Evropën, duke i dhënë fund trendit gjashtëjavor të rënies, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Evropa ka regjistruar 1 milion të infektuar javën e kaluar, 9 për qind më shumë sesa java paraprake.

Rritja e numrit të rasteve është nxitur nga përhapja e varianteve të reja dhe “hapja e shoqërive në mënyrë jo të duhur dhe të pakontrolluar”, ka thënë Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH.

I ashtuquajturi variant britanik i coronavirusit, i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe, është përhapur tanimë në 27 vendet evropiane të monitoruara nga OBSH-ja.

Kjo agjenci për shëndetin e Kombeve të Bashkuara ka thënë se varianti britanik është dominant në të paktën dhjetë shtete: Britani, Danimarkë, Itali, Irlandë, Gjermani, Francë, Holandë, Izrael, Spanjë dhe Portugali.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, prej fillimit të pandemisë e deri më tani janë regjistruar mbi 22.5 milionë raste të konfirmuara me coronavirus dhe rreth 547,000 vdekje në 30 shtetet evropiane që monitoron.

Aktualisht situata është serioze në Republikën Çeke, e cila këtë javë ka regjistruar rekord të gati 8,500 personave të shtrirë të spitale, të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi.

Polonia është duke hapur spitalet e përkohshme dhe është duke rikthyer një izolim të pjesshëm pasi varianti britanik ka rritur 35 për qind të infektimeve.

Ndërkohë, dy pacientë nga Sllovakia – vend i prekur rëndë nga pandemia – janë dërguar më 6 mars në Gjermani, meqë autoritetet gjermane kanë thënë se kanë ofruar shërbime për 10 pacientë.

Rritja e fundit raportohet teksa disa shtete evropiane janë duke garuar për të vaksinuar popullatat e tyre, ndonëse me ritëm më të ngadalshëm për dallim nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Kili dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Evropës, nga Greqia në Irlandë dhe nga Portugalia në Sllovaki, janë duke zbatuar shkallë të ndryshme të izolimit.

Mijëra persona kanë protestuar më 6 mars në Austri, Zvicër, Suedi dhe Irlandë, meqë muaj të tërë të izolimit kanë rritur dëmet ekonomike dhe tensionet shoqërore

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRFUNDON BRENDA KËTIJ VITI"/ Vijojnë punimet në lotin e fundit të rrugës së re Kardhiq-Delvinë
Previous article "KI DINJITET DHE PRANOJE"/ Plas sherri mes Shqipes së Për’puthen dhe Dojna Memës

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave Aktualitet

DETAJET E REJA/ Pas rasteve të helmimit të fëmijëve dhe të rriturve në Vlorë, dalin rezultatet e analizave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT