• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HIQNI DORË MENJËHERË/ Ushqimet më të këqija që nuk duhet të konsumoni, kur keni probleme me kolesterolin
Home
Shëndet

HIQNI DORË MENJËHERË/ Ushqimet më të këqija që nuk duhet të konsumoni, kur keni probleme me kolesterolin

7 March, 2021 s.autor Shëndet

Kolesteroli është armiku kryesor i zemrës. Ka disa ushqime që duhet të shmangni. Lexoni më poshtë të listuara nga AgroWeb.org.

Pijet e Gazuara e Me Sheqer
Sheqeri konsiderohet si armiku kryesor i shëndetit.

Ai luan një rol të fortë në rritjen e kolesterolit dhe në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët thonë se heqja dorë prej këtyre produkteve është hapi më i rëndësishëm në uljen e kolesterolit.

Mishi i Përpunuar
Ekspertët thonë se konsumi i mishrave të përpunuar rrit rrezikun e sëmundjeve kronike të zemrës.

Ata rekomandojnë një regjim ushqimor mesdhetar i cili përfshin sasi të kufizuara të mishit të kuq e pa dhjamë.

Konsumi i moderuar i këtij të fundit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Yndyrnat Trans
Yndyrnat trans rrisin kolesterolin dhe janë një kontribues i fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Këto yndyrna gjenden me shumicë në ushqimet industriale por me emërtime të ndryshme në etiketa.

Një prej emërtimeve më të përhapura është “vaji i hidrogjenizuar.”

Të Skuqurat Dhe Të Shpejtat
Vajrat e përdorur për skuqjen e ushqimeve janë plot me yndyrna të pashëndetshme.

Temperatura e lartë për skuqje formon yndyrnat trans.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të skuqura që janë rrezik për zemrën.

Ushqimet e shpejta ku përfshihen sufllaqet, sanduiçet apo hot-dogët duhen shmangur gjithashtu sepse janë të pasur në kripë e yndyrna të rrezikshme.

Konsumi i tyre rrit jo vetëm kolesterolin por edhe tensionin e gjakut që është një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Drithërat
Karbohidratet e thjeshta që kanë humbur fibrën rrisin rrezikun e inflamacionit dhe kolesterolin.

Këtu bëhet fjalë për orizin e bardhë, makaronat e përgatitura me miell të bardhë dhe buka e bardhë.

Ndikimi i tyre në shëndet është i njëjtë me atë të një kanaçeje me pije të gazuar.

Edhe drithërat e mëngjesit nuk rekomandohen për kolesterolit.

Ato përmbajnë sheqerna të fshehur që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjalpi
Gjalpi mund të përmbajë vitamina dhe acide yndyrore por me të duhet treguar kujdes.

Konsumi i tepërt i gjalpit mund të ketë një ndikim të keq në nivelet e kolesterolit.

Në vend të tij, ekspertët rekomandojnë konsumin e yndyrnave të shëndetshme siç është vaji i ullirit apo avokado.

Produktet e Bulmetit
Disa studime thonë se djathi i vjetëruar apo kosi mund të kenë yndyrna por ato nuk kanë ndikim tek kolesteroli në gjak.

Gjithësesi disa produkte të bulmetit duhen konsumuar pa e tepruar.

Një regjim ushqimor i shëndetshëm për zemrën kërkon më shumë ushqime me bazë bimore dhe ndjeshëm më pak të përpunuara. /AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK RESPEKTOI ORËN POLICORE/ Gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Divjakë
Previous article KRYENTE VEPRIME TË TURPSHME PARA NJË TË MITURI/ Vihet në pranga 45-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT