• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA/ Sfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri
Home
Sociale

PANDEMIA/ Sfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri

6 March, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Procesi i vaksinimit po shtrihet në zona të ndryshme në Shqipëri duke përfshirë në fillim moshat e treta. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se nevojitet organizim më i mirë i vaksinimeve ndonëse ato janë në një numër të ulët. Vaksinimi po kryhet aktualisht në qendra të përqëndruara në qytetet kryesore, por më pas pritet të shtrihet në qendrat shëndetësore.

Të moshuarit kanë nisur të vaksionohen në Shqipëri kundër “Covid 19” në qendra të përqëndruara, të hapura posacërisht nga autoritetet shëndetësore, në disa prej qyteteve kryesore . Në një qendër të tillë në Gjirokastër vihet re një interesim i lartë që herët në mëngjes, ku është krijuar edhe radhë për t`u vaksinuar. Procesi për sejcilin që merr vaksinën zgjat pak, por autoritetet thonë se duhet bërë kujdes për të shmangur grumbullimet pasi banorët janë thirrur për t`u mbrojtur dhe jo infektuar. Specialistja e Shëndetit publik Sivla Bino thotë se procesi më pas do të vijojë në qendrat shëndetësore duke shmangur këto pika të përqëndruara.

“Deri tani nuk kemi pasur vaksinim në pika të grumbulluara, pra vaksinimet janë kryer në qendra shëndetësore. Ky është vaksinim në një qendër të grumbulluar ndaj është shumë i rëndësishëm organizimi. Nëse do të jetë në një qendër shëndetësore duhet orari i caktuar që të ketë mirëkuptim me popullatën pasi askush nuk do ngelet pa vaksinuar”, thotë ajo.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër Shpëtim Novi thotë se organizimi i vaksinimit bëhet nga mjekët e lagjeve që përpilojnë listat mbi bazë të regjistrit elektronik dhe në pikat e përqëndruara vijnë personat e njoftuar. Sipas tij skema funksionon pa probleme ndonëse në fillim ka një përqëndrim, në të njëjtën kohë, të personave të njoftuar, tek qendra e vaksinimit.

“Aplikimi i vaksinës antikovid bëhet mbi bazë të një planifikimi që qendrat shëndetësore bëjnë mbi bazë të personave të kësaj grupmoshe. I gjithë problemi i këtij procesi është që cdo banor të kontaktohet nga mjeku familjes lidhur me vaksinën. Ka edhe persona që mund të mos aplikojnë vaksinë si ata që mund të jenë të infektuar për momentin apo kanë pasoja që vlerësohen nga mjeku”, thotë ai.

Pranë pikave të vaksinimit qëndrojnë ekipet e urgjencës shëndetësore, por deri tani sipas përgjegjësit të shërbimit epidemiologjik në Gjirokastër Arenc Brahimi nuk ka pasur asnjë rast të reaksionit apo përkeqësimit shëndetësor pas kryerjes së vaksinës.

Specialistja e Institutit të Shëndeti Publik Sivla Bino thotë se Shqipëria ka kapacitete për ta zhvilluar procesin që do të varet nga ardhja e dozave të vaksinës dhe koha. Sipas zonjës Bino përparësi tani i është dhënë personelit shëndetësor i cili është vaksinuar në pika të përqëndruara dhe më pas pjesëtarëve në shtëpitë e të moshuarve dhe moshave të treta në zonat urbane dhe rurale.

“Mendoj se vaksinimi do shkojë pa probleme pasi nga pikat e përnbashkëta do kalojmë në vaksinimet në qendrat shëndetësore. Shqipëria ka një rrjet shumë të mirë të qendrave shëndetesore dhe të vaksinimit, pra rrjet vaksinatoresh dhe infermieresh që janë mësuar me vaksinimin gjatë gripit, kështu që do jetë e volitshme ecuria në varësi të dozave të vaksinës dhe kohës”, thotë ajo.

Në Shqipëri, që nga mesi i janarit të këtij viti kur nisi procesi, janë vaksinuar rreth 18 mijë persona, ndërkohë që në vend për këtë periudhe kanë ardhur 32 mijë e 562 vaksina, prodhim i kompanisë Pfizer. Shqipëria e pret sasinë më të madhe të vaksinave nga mekanizmi ndërkombëtar “COVAX “ me te cilin ka nënshkruar një marrëveshje për 1.114.000 doza vaksinash, të parapaguara me rreth 3,9 milionë dollarë. Mekanizimi “COVAX “ njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza vaksina të kompanisë AstraZeneca.

Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit. Ekspertët e shëndetit kanë kërkuar përshpejtimin e procesit të vaksinës nisur edhe nga përkeqësimi i infektimeve dhe pasojave për jetën. Vetëm gjatë muajit shkurt në Shqipëri humbën jetën 423 persona dhe ritmi i lartë i infektimeve me koronavirus që po vijon po shoqërohet me numër të lartë humbjesh jete edhe gjatë ditëve të para të marsit.(VOA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS-LAZIO/ Mesfushori Rabiot mposht portierin Reina me një SUPER GOL dhe rihap sfidën (VIDEO)
Previous article PRETENDIMI I DINAMOS PËR PENALLTI/ Shikoni momentin e prekjes së topit me dorë që tërboi skuadrën kryeqytetase (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT