• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR KËTË KRIM TË SERBISË DIKUSH DUHET TË…”/ Kurti premton drejtësi për familjen Jashari
Home
Rajon

“PËR KËTË KRIM TË SERBISË DIKUSH DUHET TË…”/ Kurti premton drejtësi për familjen Jashari

6 March, 2021 s.autor Rajon

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bënë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në ditën e dytë të përkujtimit të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Prekazi, ata thanë se sakrifica dhe trimëria e familjes Jashari do të shërbejnë si frymëzim për shumë breza.

“Jemi në Prekaz në një vend që bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim, në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë dhe simbol të sakrificës më sublime të komandantit Adem Jashari, bacës Shaban, Hamëz Jasharit, grave, fëmijëve dhe gjithë familjes Jashari bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë të komandantit legjendar. Një sakrificë sublime e cila rezultoi me lirinë e Kosovës, rezultoi me shtetin Kosovës. E kemi borxh jo vetëm ne që kemi shumë të freskët kujtesën e 5,6,78 marsit por e kemi borxh që kujtesën historike dhe mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohës së thellë ta bartim brez pas brezit në mënyrë që edhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptarë që sot ta kemi shtetin tonë dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë”, tha Osmani.

Kurti tha se sakrifica e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes së tij për liri është tregues që ata deshën vendin më shumë se vetveten. Ndërsa premtoi angazhim të institucioneve për të bërë drejtësi për sulmin e Serbisë ndaj tyre.

“Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendar Jasharaj askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasuras një gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar sepse ajo as nuk ka filluar. Prandaj, ne duhet të angazhohemi si institucione dhe shtet që kjo të ndryshojë, për hir të Republikës së Kosovës dhe paraardhësve të Jasharëve, për hir të së ardhmes të popullit dhe kombit tonë në përgjithësi. Ne sot me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharajve, kryekomandantit Adem Jashari të cilët e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë se sa vetën e tyre”, tha Kurti.

Në Prekaz shkoi edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga disa prej ministrave të kabinetit të tij, për të bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Ai tha se sakrifica e familjes Jashari tejkalon çdo lloj veprimi që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VJEDHJE E TË DEHUR NË TIMON/ 3 persona përfundojnë në prangat e policisë
Previous article NUK I REZISTON DOT/ Jasmina poston FOTON e veçantë duke u puthur me Andin

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT