Një aksident rrugor është regjistruar Rrogozhinë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën 1 person, e ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 të jetë. Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku goditja ka qenë fatale për një prej shoferëve.
Viktima është identifikuar si T. M., rreth 54 vjeç. Ndërkohë, 3 të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


