• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RINDËRTIMI NUK NDALET”/ Veliaj: Legjendat urbane, dëshpërim i atyre që te rrënojat e tërmetit po lënë edhe partitë
Home
Politikë

“RINDËRTIMI NUK NDALET”/ Veliaj: Legjendat urbane, dëshpërim i atyre që te rrënojat e tërmetit po lënë edhe partitë

5 March, 2021 s.autor Politikë

Kryebashkiaku Veliaj, gjatë fjalës së tij në prezantimin e Programit “Rindërtimi nuk ndalet”, u shpreh se, duke e trajtuar këtë fatkeqësi si një mundësi për t’u ringritur, mund të themi se jemi në rrugën e duhur për të dalë faqebardhë nga kjo histori.

“Çdo fatkeqësi është rrezik, por edhe mundësi. Bëmë maksimumin që të minimizonim rrezikun, por e pamë edhe si një mundësi të jashtëzakonshme. Sot flas edhe si kryetar i Shoqatës së Bashkive dhe dua ta falënderoj qeverinë me gjithë zemër, sepse realisht u kthye në një mundësi. Kur as Tirana nuk kishte fuqinë për të bërë gjithë këto vepra të mira, imagjino bashki të vogla si Kavaja, Rrogozhina, apo Shijaku. Do ishte përtej çdo fantazie, ndaj edhe sot ju falenderoj me zemër dhe mezi pres të dalim faqebardhë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se Rindërtimi nuk është vetëm një mundësi që u jepet njëherë në jetë familjeve që humbën shtëpitë nga tërmeti, por është mundësia e madhe për të ngritur shkolla të reja, 40 prej të cilave vetëm në Tiranë, lagje të reja, infrastrukturë të plotë dhe një standard të ri ndërtimor në çdo zonë të prekur.

“Bashkia e Tiranës e kishte ambicien për 17 shkolla, sot kemi kaluar në 40, pra u shtuan edhe 23 të tjera. Do ketë një shkollë më të mirë, një çerdhe, një kopsht, ose infrastrukturë më të mirë. Nëse jeton sot tek “5 Maji”, infrastruktura që do vijë, bashkë me lagjen e re të ndërtimit të post-tërmetit, do ketë kanalizime, ujësjellës, rrugë, nënkalime e trotuare që Bashkia sot, me ritmin e saj, ndoshta do t’i bënte pas 10-15 vitesh. Sapo firmosëm 140 kontrata të reja të shtëpive në Kombinat. 340 janë bërë tani në total. Deri në pranverë secili do ketë kontratën e porosisë,” konfirmoi kryetari i Bashkisë.

Legjendat urbane që këto shtëpi do i marrë qeveria, apo që Samiu do jetë në Paskuqan janë çmontuar tha Veliaj. “Janë legjenda të dëshpëruara të atyre që te rrënojat e tërmetit po lënë edhe partitë e tyre,” tha kryebashkiaku i Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGIMI I KARDIOLOGUT EDVIN PRIFTI/ SPAK ankimon vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit
Previous article NXJERR SHIFRAT/ Ahmetaj: Në pranverën e 2022 çdo gjurmë tërmeti do fshihet, ata që morën shtëpi falas mund t'i shesin

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT