• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NXJERR SHIFRAT/ Ahmetaj: Në pranverën e 2022 çdo gjurmë tërmeti do fshihet, ata që morën shtëpi falas mund t’i shesin
Home
Politikë

NXJERR SHIFRAT/ Ahmetaj: Në pranverën e 2022 çdo gjurmë tërmeti do fshihet, ata që morën shtëpi falas mund t’i shesin

5 March, 2021 s.autor Politikë

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi se brenda pranverës së vitit të ardhshëm nuk do ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ahmetaj deklaroi se familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti kanë përfituar banesë të re në emrin e tyre të cilën mund ta shesin apo ta trashëgojnë te brezat e tjerë.

“Familjet që mbetën pa shtëpi do marrin një shtëpi më të re më të bukur që ta trashëgojnë ndër breza, ta shesin, me të gjitha të drejtat e plota të pronës Rindërtimi është programi më i madh i punës në këto 30 vite. Nga ky program përfitojnë 45 mijë familje. Rreth 5000 familje do të marrin banesa të reja individuale që do të përfundojnë brenda pranverës 2021. 28 kantierë të rinj do kenë përfunduar deri pranverën e ardhshme në shërbim të 500 mijë banorëve.

Shkollat spektakolare me infrastrukturë të ngrohtë më të bukur dhe më të mirë për fëmijët. Në pranverën e vitit 2022 çdo gjurmë e tërmetit të 26 Nëntorit do të jetë fshirë. Shqipëria do të rilindë me një shkollë, shtëpi dhe lagje të re. Do të ketë rilindur edhe tek ato zemra që do të përfitojnë një shtëpi falas, një shkollë të re për fëmijët”, tha Ahmetaj.

Fjala e Ahmetajt

Brenda një viti:

• Nga 11 mijë familje të strehuara në çadra në dhjetor 2019, sot kemi vetëm 660 të tilla

• Nga 6,400 familje me bonus qiraje në dhjetor 2019, sot kemi 13 mijë familje

• Mbi 70 mijë qytetarë, familje dhe biznese kanë aplikuar në platformën online “Shtëpia Ime” për të përfituar nga programet e Rindërtimit

• Sot janë mbi 27 mijë vlerësime në objekte nga Instituti i Ndërtimit

• Kemi një kuadër të ri ligjor me mbi 170 akte që rregullon procesin e rindërtimit dhe rimëkëmbjes pas fatkeqësive natyrore, që mbi të gjitha, ka vendosur një herë e mirë një standard të ri të ndërtimit, sipas kritereve të Eurocode 8, rezistencës ndaj tërmetit dhe sigurisë e cilësisë në ndërtim, por edhe me parimet e “Building Back Better”, që garantojnë akomodim të përshtatshëm për familjet, akses të garantuar në shërbime dhe infrastrukturë publike, eficencën energjetike, plotësimin e kushteve të sigurisë në rastet e emergjencave etj.

• Rindërtimi është sot aktiv dhe në fazë të avancuar në të katër programet e tij: Banesat, infrastruktura publike, grantet e rikonstruksionit dhe objekte arsimore

Pallatet kanë filluar në Tiranë, Durrës, Kurbin, Thumanë, Fushë Krujë, Shijak, Lezhë, Kavajë, Golem.

Menjëherë pas tërmetit, ekipi i përbashkët i Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara filloi punën për vlerësimin financiar të dëmeve, që u finalizua me raportin e PDNA në 4 shkurt 2020. 1,1 miliardë dëme, nga të cilat më shumë se gjysma në strehim, e pjesa tjetër në objekte arsimore, objekte publike, infrastrukturë dhe ekonomi.

Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt në Bruksel, e organizuar nga Komisioni Europian në ndihmë të Shqipërisë, mobilizoi një solidaritet dhe mbështetje të rëndësishme për vendin tonë, në vlerën e 1.15 miliardë euro nga të cilat 295 milionë euro grante dhe mbi 850 milionë euro kredi, nga 50 vende pjesëmarrëse.

Sot ne kemi arritur të tërheqim 100% të granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 300 milionë euro në projekte dhe transferta buxhetore.

Duke nisur nga qershori 2020 deri në janar 2021, kemi nënshkruar të gjitha marrëveshjet e grantit, 18 të tilla, për zbatimin e 32 projekteve konkrete të financuara nga donatorët dhe në zbatim nga agjencitë e tyre.

I keni parë, qeveria turke po vijon ndërtimin në Kurbin. Bashkimi Europian po vijon ndërtimin e shkollave. Qeveria zviceriane ka mbështetet familjet në Shijak dhe Kurbin me grante. E kështu me radhë të gjithë donatorët.

Jemi në proces për 250 mln euro kredi të buta, nga të cilat 60 mln nga qeveria franceze për ujësjellësin e Durrësit; 100 mln nga banka Europiane e Investimeve për projektin e banesave sociale dhe 90 mln euro nga qeveria italianë në tre sektorë: bujqësi, flotën e emergjencave civile dhe energji.

Të gjithë familjet që mbetën pa shtëpi, do të marrin një të re, më të mirë, më të fortë, më të bukur dhe falas, që t’ia trashëgojnë brezave, ta shesin, ta gëzojnë me të drejta të plota.

Rindërtimi, është një program unik, tërësisht social, me në qendër qytetarët.

Rreth një vit nga finalizimi i procesit të Rindërtimit:

Sot e gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti në 11 bashki, është një kantier pune.

Ne kemi vendosur 62 miliardë lekë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite.

Sot punohet në 3100 kantierë shkollash, çerdhesh e kopshtesh, qendrash shëndetësore e spitalesh, shtëpish individuale dhe pallatesh, lagjesh të reja dhe infrastrukture.

Me mbi 24 mijë punëtorë e rreth 450 kompani në punë, Rindërtimi është kantieri më i madh i punës në 30 vite!

Nga programi i Rindërtimit përfitojnë rreth 45 mijë familje:

• 33,438 familje kanë përfituar grante rikonstruksioni dhe rindërtimi 12,7 mld lekë, ose 127 milionë dollarë:

? Rreth 5000 familje do të marrin banesa të reja individuale, të cilat do të përfundojnë brenda vitit 2021

? 12 mijë familje do të strehohen në apartamente në lagjet e reja, që do të jenë ndërtuar brenda pranverës 2022

? 28 kantierë të rinj të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën 2022, në shërbim të 500 mijë banorëve.

? 160 objekte arsimore do të kenë përfunduar brenda pranverës 2022.

Në fund, ju siguroj sërish se në pranverën 2022, në çdo gjurmë të tërmetit të 26 nëntorit 2019, do të ketë rilindur një shkollë, kopësht a çerdhe, një rrugë a një spital, një shtëpi, një pallat, një lagje e re moderne, e ndërtuar më mirë, më bukur, më fort.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RINDËRTIMI NUK NDALET"/ Veliaj: Legjendat urbane, dëshpërim i atyre që te rrënojat e tërmetit po lënë edhe partitë
Previous article NUK DO E NJIHNI/ Ja si duket Dhurata Dora pa "pikë" grimi dhe e veshur me bikini (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT