• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIJOHET REGJIMENTI I OPERACIONEVE SPECIALE/ Ministri Peleshi: Rrisim kapacitetet…
Home
Politikë

KRIJOHET REGJIMENTI I OPERACIONEVE SPECIALE/ Ministri Peleshi: Rrisim kapacitetet…

4 March, 2021 s.autor Politikë

Regjimenti i Operacioneve Speciale është struktura më e re dhe më elitare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Regjimenti u krijua pas bashkimit të batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando, ndërsa komandanti i parë i tij u emërua kolonel Arben Zani.

I pranishëm në ceremoni ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Peleshi vlerësoi kontributin shumëvjeçar të dy batalioneve tashmë të bashkuar, si dhe i siguroi efektivët e tyre se do të kenë vëmendjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të rritur më tej kapacitetet operacionale. “Ky regjiment, pavarësisht se bëhet njësia me moshën më të re në Forcat e Armatosura, në të vërtetë ka dy formacionet tona ushtarake më të mirënjohura, më të vlerësuara dhe me një bilanc angazhimesh, kontributesh suksesesh që na bëjnë të gjithëve krenarë. Ju jeni krenaria dhe dinjiteti i Forcave të Armatosura në detyrimet dhe angazhimet tona jashtë vendit, duke filluar nga misionet në Irak, Afganistan dhe deri në Kosovë. Si ministër i Mbrojtjes, e ndjej për detyrë t’ju inkurajoj dhe t’ju mbështes për ta konsoliduar më tej imazhin tuaj të mirë, kapacitetet operacionale dhe rolin tuaj, nën emrin e ri të regjimentit. Si një strukturë e re, Regjimenti i Operacioneve Speciale do të jetë në prioritetet tona për plotësimin me personel, por edhe për modernizimin e teknikës dhe armatimit luftarak, për të mundësuar arritjen e standardeve dhe objektivave të caktuara. Unë ju siguroj se veçanërisht regjimentit tuaj, por edhe Forca Tokësore e Forcat e Armatosura do të ketë një vëmendje të shtuar për mbështetje, përmirësime cilësore dhe motivime të tjera domethënëse.”- u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE! Mësoni si ta dalloni nëse djathi që blini është natyral apo me niseshte
Previous article VAKSINOHET 111-VJEÇARJA NË SHKODËR/ Mposhti dy luftëra dhe dy pandemi botërore: Pengu më i madh...

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT