• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 27-VJEÇARES NGA COVID/ Flasin mjekët e spitalit të Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura
Home
Breaking News

VDEKJA E 27-VJEÇARES NGA COVID/ Flasin mjekët e spitalit të Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

4 March, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një e re 27-vjeçare u nda dje nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19. Ditën e sotme janë mësuar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ndërkohë që kanë folur edhe mjekët e spitalit.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin e COVID-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se,e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën.

Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaron se, vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.

“Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike, ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv COVID-1 në Tiranë”-, ka deklaruar mjekja Vila.

Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me COVID-19 në qarkun e Beratit, mjekja Vila ka deklaruar se,pjesa më e madhe e rasteve ka qenë e qëndrueshme dhe janë trajtuar në Repartin COVID-19 në Spitalin e Beratit,ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

27-vjeçarja nga Berati Arjola Cakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t’ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të prekur me COVID-19. Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë. 27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në Spitalin Infektiv COVID-19,ku ndodhej e intubuar. Mes dhimbjesh dhe lotësh nga të familjarë,miq e të afërm Ariola u përcoll dje në mesditë për në banesën e saj të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ZHVATI LEKËT NJË GRUAJE/ Arrestohet në Vlorë i riu nga Tirana, si e kërcënonte prej disa kohësh
Previous article COVID-19/ EMA teston vaksinën ruse Sputnik V

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT