• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
VARGJET E ALDA MERINIT NË GEGËRISHT/ Përkthyesja: Lexuesi shqiptar e sheh dashurinë në mënyrë poetike
Home
Kulturë

VARGJET E ALDA MERINIT NË GEGËRISHT/ Përkthyesja: Lexuesi shqiptar e sheh dashurinë në mënyrë poetike

3 March, 2021 s.autor Kulturë

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty” i poetes së njohur Alda Merini vjen nën shqipërimin e përkthyeses Ledia Dushi. Në këto vargje që dominon dashuria, qëllimi i Dushit, ka qenë që përmes përkthimit në gegërisht të ruhen imazhi dhe muzikaliteti i tyre… Gjatë promovimit të librit edhe botues e përkthyes e cilësuan përkthimin në dialekt, një përvojë shumë të mirë që vet poezia e kërkon

“Praktikisht, përkthimi në gegërisht duket si zgjedhje më e lehtë, meqenëse bazohet në një përvojë 30-vjeçare të të shkruarit të poezisë. Por e rëndësishme ishte që të sillja dy elementët thelbësorë të poezisë, vizualen dhe muzikalitetit. Për muzikalitetin më ka ardhur në ndihmë dialekti, duket sikur është mbërthyer, është formësuar. Ka ardhur i plotë”, tregon poetja edhe përkthyesja Ledia Dushi.

Dashuria për Alda Merinin ka qenë komplekse, ekuilibrohej mes trupit dhe shpirtit, pavarësisht se pa i humbur kthimet e herëpashershme në familje, disa vite të jetës poetja i kaloi në një klinikë psikiatrike

“Alda Merini është poete, poezinë e ka kuptuar si element që mund ta shpëtonte”, shprehet Dushi.

Lexuesit shqiptarë të Alda Merinit janë të shumtë, edhe kjo sipas përkthyeses ndodh sepse dashurinë e shikojnë në formë poetike

“Një shkrimtar më shkroi se: “Çdo njeri që ka rënë në dashuri duhet që t’i drejtohet partnerit me poezitë e Merinit”. Merini është një poete e dashur dhe e njohur në Shqipëri, unë kam has variante përkthimore të ndryshme të poezive të saj, prandaj mendoj se fakti që ka këtë lloj popullariteti dhe lexuesi i qaset edhe për sprova përkthimore. Kjo do të thotë se ekziston një dëshirë e lexuesit shqiptar për ta parë dashurinë në formë poetike”, përfundon poetja Ledia Dushi.

Vëllimi poetik shoqërohet me ilustrime të piktores Zamfira Heta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi Cikalleshi nuk ndalet, i shënon kampionëve në fuqi (VIDEO)
Previous article AKUZA PËR QENDRAT E MASAZHIT/ Habit Elton Ilirjani: Meshkujt shqiptar në fillim të lahen, çfarë...

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT