• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Teksasi i jep fund masës për vendosje të maskës anti-COVID
Home
Nderkombetare

SHBA/ Teksasi i jep fund masës për vendosje të maskës anti-COVID

3 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Teksasi ka marrë vendim për të shfuqizuar masën për vendosje të maskës dhe bizneseve do t’iu lejohet të punojnë me kapacitet të plotë nga java tjetër, ka thënë guvernatori i këtij shteti, Greg Abbott.

“Është koha që ta hapim tani Teksasin 100 për qind”, ka thënë republikani të martën.

Teksasi është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara që i jep fund masës për vendosje të mskës.

Abbott është përballur me kritika nga partia e tij për këtë masë, e cila është zbatuar nga muaji korrik i vitit të kaluar.

Mirëpo administrata e presidentit amerikan Joe Biden, e ka bërë të qartë se kufizimet për koronavirus janë ende të nevojshme.

Ky njoftim nga Teksasi ka ardhur teksa masa të ngjashme janë shfuqizuar edhe në shtetet tjera, përfshirë Miçiganin, Luizianën dhe Misisipin, ku nuk do të kërkohet vendosja e maskës.

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, ka rritur besimin për kthim të jetës para pandemisë në SHBA.

Presidenti Biden ka thënë të martën se SHBA-ja do të ketë mjaftueshëm vaksina për secilin person të rritur, deri në fund të majit.

Megjithatë, vala e rihapjeve në disa shtete është në kundërshtim me kërkesat e administratës Biden dhe zyrtarëve të lartë shëndetësorë, që kanë reaguar me kritika ndaj relaksimit të maskave kundër koronavirusit.

Drejtorja e Qendrës amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle P. Walensky, ka paralajmëruar për një “valë të katërt potenciale të rasteve” nëse vendi ia lejon vetes vetëkënaqësinë.

Të dhënat e fundit në SHBA tregojnë se ndonëse shkalla e të infektuarve dhe të vdekurve ka rënë në javët e fundit, numri i të infektuarve vazhdon të jetë i lartë në krahasim me vendet tjera.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet amerikane kanë regjistruar deri më tani mbi 28 milionë persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 516,000 pacientë kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET MODERATORI I NJOHUR MERITON MJEKIQI/ Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
Previous article U KONFLIKTUA ME PUNONJËSIN E CENTRALIT NË GJIROKASTËR/ E pëson 55-vjeçari, policia i gjen në banesë një pushkë e disa fishekë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT