• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PANDEMIA NE SHQIPËRI/ Pipero: Pacientët vijnë rëndë në spital. MASAT nuk do ndryshojnë por…
Home
Aktualitet
Kronikë

PANDEMIA NE SHQIPËRI/ Pipero: Pacientët vijnë rëndë në spital. MASAT nuk do ndryshojnë por…

2 March, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Rëndimi i situatës nga pandemia ka rritur jo vetëm infektimet dhe shtrimet në spital, por dhe humbjet e jetës. Shkurti ishte muaji më i keq për vdekjet e ndodhura nga koronavirusi në vend, ku zyrtarisht raportohen 416 jetë të humbura.

Edhe fillimi i marsit shënoi shifra të larta të fataliteteve. Pëllumb Pipero, mjeku I spitalit Covid1, tregon disa nga arsyet e rritjes së vdekjeve në këtë periudhë, ku shkaku kryesor është vajtja me vonesë në spital.

‘Vijnë me ndërlikime të sëmundjesh, pas 7-8 ditësh, ndonjëherë edhe pas 14 ditësh që kanë ndenjur në shtëpi’, thotë Piero. ‘Ka një lloj skepticizmi për të ardhur në spitale, ndërkohë që spitali nuk është zgjedhje, por për shumë është zgjidhje’.

Me ngrohjen e motit dhe frekuentimin e ambienteve të hapura, Pipero thotë se situata pritet të ndryshojë në mes të marsit. ‘Deri nga gjysma e marsit numri do të jetë në këto nivele, edhe më i lartë, besoj unë’, thotë mjeku.

I pyetur nëse duhen ashpërsuar masat antiCovid, Pipero ka vendosur të presë vlerësimin e komitetit teknik. Ndërsa qytetarëve u bën thirrje të respektojnë masat në fuqi.

‘Përpara se të shkojmë të shtrëngimi i masave, të respektojmë masat. Doemos të vendosim maskën kur hipin në transportin publik, edhe në shkolla të respektohen masat e higjienës’.

Në këtë periudhë, spitalet Covid janë të mbingarkuar për shkak të fluksit të lartë të shtrimeve. Mjeku i spitalit infektiv tregon se nuk mungojnë as pacientët në moshë të re, mbi 23 vjeç, të cilët kalojnë forma të renda për shkak të ngarkesës së lartë të virusit. /A2

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË GATI/ Pasaporta e VAKSINIMIT në e-Albania, si mund ta gjeni
Previous article SI TË MBANI TRUPIN NË FORMË NË SHTËPI? Jona Spahiu sapo na e tregoi me këtë VIDEO

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT