• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“NUK PATA FAT…”/ Kozma Dushi: Për të hyrë në portën e Krajkës ishte radhë e madhe
Home
Kulturë

“NUK PATA FAT…”/ Kozma Dushi: Për të hyrë në portën e Krajkës ishte radhë e madhe

2 March, 2021 s.autor Kulturë

“Është respekt dhe privilegj shumë i madh të flasësh për të madhin Agim Krajka”, tha në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, këngëtari i njohur Kozma Dushi.

“E kam njohur në rininë time në Festivalin e Këngës së RTSH-së. Por nuk pata fat asnjëherë të këndoja këngë të tij, edhe pse e kisha shumë dëshirë. Por për të hyrë në portën e Krajkës, ishte radhë shumë e madhe. Ishte fat që të këndoje këngët e tij”, tha Dushi.

Sipas këngëtarit të mirënjohur, Agim Krajka ka bërë muzikë të vërtetë shqiptare të lehtë. Gjithashtu rrëfeu edhe historinë e festivalit të 26-të të Këngës në RTSH, ku Krajka i mori vendin e parë.

“Ishte viti 1987. Juria kishte vendosur që çmimin e parë t’ja jepte këngës “Lot me ty o djalë se ta di merakun”, kënduar nga unë. Por kur i kanë thënë Nexhmije Hoxhës për ndarjen e çmimeve kishte thënë: “Edhe kënga e Krajkës është e bukur”. E menjëherë u bë lëvizja, ku çmimi i parë shkoi për këngën e tij “Nuk të harroj”, tha Dushi.

Ky i fundit shtoi se kënga e Krajkës ishte shumë e bukur dhe shumë më ritmike se kënga e tij. “Unë e kam takuar shpesh, dhe kur i kujtoja këtë dejat më thoshte: “Komi edhe kënga jote ishte e bukur, por unë ngela gjithmonë në vend të dytë. Kënga mbetet, nuk kanë rëndësi çmimet””, përfundoi këngëtari i njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË E LEHTË TË SHËNOSH"/ Ibra flet nga Sanremo: Lukaku është i mirëpritur, shpresoj që Mihajloviç të…
Previous article ANULIMI DHE ARDHJA E VAKSINAVE PFIZER/ Rama: O vijnë sot o vijnë sot, në prill marrim...

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT