Një 23-vjeçar shqiptar, i cili konsiderohet si partneri i “Escobarit te Kretes”, është arrestuar nga policia greke, në finalizim të një operacioni për trafikun e drogës.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua në afërsi të Iraklios, në ishullin e Kretës.
Në momentin e prangosjes i riu shqiptar ishte duke lëvizur me motoçikletë dhe nuk ndaloi kur patrulla i bëri shenjë. Por, nuk mundi të shpëtonte, pasi policia iu vu pas dhe e arrestoi. Mësohet se ai ishte në kërkim nga shtatori 2016.
Eskobari, 43-vjecar “truri” i bandës ishte i famshem për jetën luksoze dhe menaxhimin e trafikut të drogës. Ai u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm, kurse gruaja e tij u denua me 18 vjet burg si bashkëpunëtore në trafik, ndërkohë që pjesë e bandës së shpërndaresve ishte edhe djali i tyre vetëm 15 vjeçar.


