• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sipas emigrantëve këto janë shtetet më të mira për të jetuar me familjen
Home
Jetë

Sipas emigrantëve këto janë shtetet më të mira për të jetuar me familjen

6 January, 2018 k.autor Jetë

Një ndër gjërat më të rëndësishme që merret në konsideratë kur emigrojmë jashtë vendit dhe veçanërisht kur zhvendosemi së bashku me familjen, është cilësia e jetës që të ofron ai shtet. Emigrantët mendojnë për gjithçka në detaje kur zhvendosen në ndonjë shtet tjetër, duke filluar që nga shkollat më të mira për fëmijët, aktivitetet që do të merren në kohën e lirë, e deri tek shpenzimet e lëvizjes.
Sipas një studimi të kryer nga InterNations, rrjeti më i madh në botë për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, u vlerësuan 43 aspekte të ndryshme të jetës jashtë vendit në një shkallë vlerësimi nga 1-7. Një nga nënindekset është Indeksi i Jetës Familjare, i cili përbëhet nga 45 shtete. Emigrantët vlerësojnë gjithçka, që nga kujdesi dhe edukimi për fëmijët e deri tek shëndeti dhe siguria e tyre. Secili shtet duhej të kishte të paktën 31 të anketuar të cilët po rrisin fëmijët e tyre jashtë vendit që të përfshihej në këtë anketë. Ja lista me 19 shtetet e Business Insider:

19. Koreja e Jugut – Përmirësimi i nënkategorisë së cilësisë së arsimit bëri që ky vend të renditej ndër të parat në këtë listë. 47% e Te lidhura Shtetet më të mira për të jetuar me familjen Jan 6, 2018 Zbulohet emri i autorit të dyshuar që qëlloi me 5 plumba kuksianin në Institut “Isha në shkollë kur…”  2/5 prindërve emigrantë në Korenë e Jugut e kanë vlerësuar cilësinë e arsimit si të shkëlqyeshme gjatë këtij viti, shifër kjo që është rritur nga 22% e prindërve që e vlerësuar atë gjatë vitit të kaluar, thuhej në përfundimin e të dhënave të raportit.

18. Meksika – Prindërit emigrantë të anketuarve u shprehën që në këtë vend ata kishin mundësi që të vendosnin një ekuilibër të mirë ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale, gjë kjo që i krijonte mundësinë për të pasur më shumë kohë që të rrinin me fëmijët e tyre. Meksika gjithashtu u rendit në vendin e 8-të në nënindeksin e sjelljes miqësore ndaj familjeve me fëmijëve.

17. Filipinet – Ky shtet është një ndër më të mirët në botë për cilësinë e arsimit, për mirëqenien familjare si dhe një prej shteteve me qasjen më miqësore ndaj fëmijëve, të dhëna këto gjithmonë sipas përshtypjeve të emigrantëve.

16. Singapori – Emigrantët e vlerësojnë këtë shtet si një ndër më të mirët në lidhje me mirëqenien e familjes dhe sigurinë e fëmijëve, por një nga më të këqijtë në botë sipas renditjes në nënindeksin e Shpenzimeve të Arsimit të Fëmijëve.

15. Afrika e Jugut – Është një nga shtetet më të mira në botë për aktivitetet e fëmijëve gjatë kohës së tyre të lirë, por ende nuk ka një rezultat të saktë nga emigrantët në lidhje me mirëqenien e familjes.

14. Luksemburgu – Ai mund të renditet si një nga shtetet mesatarisht të mira në nënindeksin e disponueshmërisë ndaj arsimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve, por është një ndër më të mirët për sa i përket Mirëqenies së Familjes dhe Sigurisë së Fëmijëve.

13. Holanda – Disponueshmëria ndaj arsimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve dhe cilësia e arsimit, e ndihmuan këtë vend që të renditej disa pozicione më lart në krahasim me një vit më parë.

12. Polonia – Ky shtet fitoi shumë pikë për shkak të rezultatit të tij të lartë të treguar në kujdesin ndaj fëmijëve dhe arsimit, si dhe nënkategoritë e cilësisë së arsimit.

11. Franca – Njohuria e gjuhës vendase është një avantazh shumë i madh për emigrantët. Sipas kësaj ankete, rreth 36% e fëmijëve të emigrantëve flasin frëngjisht, por në Francë 60% e prindërve deklaruan se fëmijët e tyre e flasin në mënyrë të shkëlqyer frëngjishten.

10. Gjermania – Ky është një ndër shtetet që ofron arsim të cilësisë shumë të lartë dhe mbi të gjitha me kosto jo shumë të larta, por emigrantët preferojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat ndërkombëtare, në vend të atyre kombëtare, siç është për shembull, Deutsche Schule, ku vetëm 7% e prindërve emigrantë të anketuar kanë zgjedhur t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë.

9. Belgjika – Ky vend është renditur disa pozicione më sipër në krahasim me renditjen e 2014, kryesisht për shkak të përmirësimeve në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe arsimit të fëmijëve.

8. Tajvani – Ky shtet aziatik mori shumë pikë në nënindeksin e sigurisë së fëmijëve, si edhe në nënkategorinë e qasjes miqësore nga familjeve me fëmijë.

7. Australia – Është një prej shteteve më të mira në botë në lidhje me aktivitetet që zhvillojnë fëmijët gjatë kohës së tyre të lirë.

6. Norvegjia – Ky shtet kaloi nga vendi i 17-të në vend të 6-të si pasojë e përmirësimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor të fëmijëve të emigrantëve.

5. Suedia – Ndryshe nga shtetet e tjera, Suedia ra nga pozicioni në vend të 3 që shënoi vitin e kaluar në vend të pestë gjatë këtij viti, si pasojë e rënies së cilësisë së arsimit. Një gjë e tillë lidhet edhe me krizën e vazhdueshme me të cilën po përballet sistemi shkollor i Suedisë gjatë viteve të fundit, thuhej më tej në raport.

4. Austria – Ky shtet ra nga pozicioni tij në vend të parë gjatë vitit të kaluar, në vend të 4 gjatë këtij viti, për shkak të një rënie të shënuar në nënindeksin e mirëqenies ës familjeve dhe cilësisë së arsimit. Përveç kësaj, Austria renditet në fund të listës në lidhje me qasjen miqësore ndaj familjeve me fëmijë (e 43 nga 45 shtete).

3. Izraeli – Ky shtet kaloi nga vendi i katërt në të tretin gjatë këtij viti, pasi 81% e prindërve emigrantë të anketuar janë të kënaqur me shërbimet e ofruara nga kujdesi shëndetësor për fëmijët e tyre.

2. Republika Çeke – Republika Çeke ka kaluar nga vendi i 14 vitin e kaluar në vend të 2-të gjatë këtij viti, duke qenë se 74% e emigrantëve të anketuar ranë dakord se arsimi këtu ishte lehtësisht i përballueshëm.

1. Finlanda – Ky shtet u rendit në vend të parë sepse asnjë nga emigrantët e anketuar nuk tha asgjë negative në lidhje me shërbimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve, sigurinë e tyre, apo nivelin e mirëqenies ndaj familjeve. 70% e emigrantëve të anketuar u shprehën se cilësia e arsimit është e shkëlqyer./ MONITOR

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kapet shqiptari i shumëkërkuar, krahu i djathtë i "Eskobarit të Kretës". Shikoni si u arrestua (VIDEO)
Previous article ASAMBLEJA E PS/ Rama nga "Xibraku"- Medias: Mirëmëngjes KAZAN

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT