Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve për viza, në këmbim të parave.
Sipas njoftimit të ambasadës, këto mashtrime bëhen përmes faqeve të rreme të internetit.
“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave.
Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë.
Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj.
Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.


