• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA TUNELI I LLOGARASË TEK PORTI I DURRËSIT DHE VLORËS/ Rama: E ardhmja shumë e mirë, ja investimet që pritet të ndodhin
Home
Politikë

NGA TUNELI I LLOGARASË TEK PORTI I DURRËSIT DHE VLORËS/ Rama: E ardhmja shumë e mirë, ja investimet që pritet të ndodhin

26 February, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, u ndal dhe tek investimet e huaja. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat, ai tha se priten të ndodhin shumë investime nga kompani vendase e të huaja.

Kryeministri theksoi se investimet do të ndodhin në porte, aeroporte dhe rrugë.

“Unë besoj që e ardhmja do të jetë shumë e mirë. Për shembull, në turizëm ne kemi një ndryshim shumë të madh e qasjes dhe kemi pasur shumë investime në këtë 4-vjeçar. Numri i hoteleve të ndërtuara që janë kryesisht investime të sipërmarrjes shqiptare dhe aty është hapur rruga për t’u parë me shumë ambicie investimet e huaja. Investimi i portit të Durrësit është më i madh i huaj i investuar në Shqipëri. Faza e parë nis shumë shpejt, falë dhe marrëveshjes qeveri-qeveri që kemi bërë me Arabinë Saudite. Po ashtu në Vlorë, me portin. Po ashtu edhe investimi në portin e Sarandës. Investimi në aeroportin e Nënë Tereza nis shumë shpejt. Një investim i domosdoshëm dhe i vonuar në kohë që ka me terminalin e ri, investimin e pistës dhe kryesorja është që asnjë sipërmarrje tjetër, do të ajo shqiptare do të kemi ulje të çmimeve. Më në fund aeroporti i Tiranës nuk do të jetë më i shtrenjti, por do të jetë me çmime normale. Investim ka edhe në sektorin e gazit e naftës nga kompani amerikane dhe italiane. Investimi tjetër i madh që shpresoj ta finalizojmë së shpejti është në korridorin blu, për të ndërtuar të gjithë standardet e Evropiane deri në Fier. Fillon së shpejti tuneli i Llogorasë. Në infrastrukturë, energji, në të gjithë pjesën e rëndësishme që ka të bëj me turizmin ne kemi arsye të forta që e ardhmja do të jetë e mirë. Duhet të dalim sa më shpejt nga pandemia, sepse kjo ka ndikimin e vet pa diskutim”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KEMI BËRË DETYRAT TONA"/ Rama për integrimin në BE: Pas disa ditësh takim me funksionarët në Bruksel
Previous article COVID-19/ Mjekja e njohur: Fëmijët po infektohen në masë, çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

s.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT