• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA NDËRMERR GODITJE AJRORE NË SIRI/ Ja ilat janë shënjestrat
Home
Nderkombetare

SHBA NDËRMERR GODITJE AJRORE NË SIRI/ Ja ilat janë shënjestrat

26 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby tha në një deklaratë se sulmet ishin ndërmarrë me urdhrin e Presidentit Joe Biden.

“Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”, thuhet në deklaratë.

Goditja e sotme mund të jetë veprimi i parë i Shteteve të Bashkuara si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve, shkruan VOA.

“Operacioni dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”, thuhet në deklaratë.

Por njëkohësisht goditja ishte e kufizuar dhe nuk synonte përshkallëzimin.

Po ashtu, një vendim për të goditur vetëm në Siri dhe jo në Irak do t’i jepte qeverisë irakiane kohë për të kryer hetimin e vet për një sulm të 15 shkurtit që plagosi amerikanë.

Sipas Pentagonit, sulmet shkatërruan disa objekte të vendosura në një pikë kontrolli kufitar të përdorur nga një numër grupesh militantësh të mbështetur nga Irani.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë disa sulme ushtarake si kundërpërgjigje vitet e fundit.

Sulmet me raketa kundër pozicioneve të SHBA në Irak u kryen ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po përpiqen të gjejnë rrugët për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nga e cila u tërhoq ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në sulmin e 15 shkurtit, raketat goditën bazën ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit në rajonin e kontrolluar nga Kurdët duke vrarë një kontraktor jo-amerikan dhe duke plagosur një numër kontraktorësh amerikanë dhe një ushtar amerikan. Një tjetër goditje disa ditë më pas kishte si objektiv një bazë ku strehohen forca amerikane në veri të Bagdadit duke lënduar të paktën një kontraktor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DHURATA M E BUKUR..."/ Selvija po përgatitet të veshë fustanin e bardhë të nusërisë! Ja kur martohet me Shpatin
Previous article E RËNDË/ Mbytet një person pranë portit të Durrësit, viktima...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt Botë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT