I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka shkaktuar polemika të ashpra, për shkak të hartës që mban në zyrë.
Gjatë një interviste në zyrën e tij, bëri bujë harta e filmuar, ku sipas interpretimeve thuhej se e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë. Në një reagim zyrtar në faqen e tij të “Tiwtter”, i dërguari i BE publikon hartën e plotë, që mban në zyrë, duke thënë se është kapur në mënyrë të paqartë dhe ka shkaktuar keqkuptime.
“Ndërsa harta në zyrën time, e kapur e paqartë gjatë intervistës sime, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE dhe Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, shkruan Lajçak.