• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbulohet porositësi. Kërkoi vrasjen e 32-vjeçarit, dy vëllezit e vendosën. Tre të arrestuar (EMRAT)
Home
Breaking News

ATENTATI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbulohet porositësi. Kërkoi vrasjen e 32-vjeçarit, dy vëllezit e vendosën. Tre të arrestuar (EMRAT)

24 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas tentativës së vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë të Gjon Menas në Kamëz, policia ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar. Mësohet se të shoqëruarit janë shtetasi, Gjergji Cukali, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rrëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Ky i fundit gjithashtu besohet se është porositësi i atentatit ndaj Menas. Po ashtu në polici janë shoqëruar dy vëllezërit Enver. J., 33 vjeç, dhe Edmond. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Kujtojmë se më 9 shkurt, Hjon Menas i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës së tij “BMË X5”. Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë më pak se 100 g, Mena ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të makinës kur ndodhi shpërthimi.

Ai menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spital ku mori dhe ndihmën e parë, ndërkohë pas trajtimit të nevojshëm ai u largua për në banesën e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në Kamzë me eksploziv ku për pasojë mbeti i gjymtuar një shtetas.

Finalizohet me sukses OPERACIONI POLICOR “SATELITI”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqeësor Tiranë

Kapen dhe vihen në pranga tre shtetas si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Pas një pune policore dhe proceduriale të pandërprerë të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në datë 09.02.2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar, shtetasi Gj.M,, i cili si pasojë e shpërthimit ka ngelur i dëmtuar në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në provat ligjore të siguruara nga puna hetimore dhe veprimeve të shpejta hetimore proçeduriale si dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative në lidhje me këtë ngjarje, nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori Forcës së Posaçme Operacionale në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr.5, Nr.2 dhe Nr.4, Tiranë, Sektori Forcës Posaçme Operacionale dhe Sektori Forcës Posaçme Operacionale për mbështetjen hetimore/kërkimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u finalizua me sukses OPERACIONI POLICOR “SATELITI”.

Në përfundim të veprimeve të para nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje:

Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.

E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë..

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e kësaj ngjarje, janë sekuestruar prova materiale, si automjete dhe sende të tjera, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale dhe implikojnë drejtëpërdrejtë autorët e saj, prova të cilat për shkak të sekretit hetimor nuk bëhen të ditura në këtë moment.

Materialet në ngarkim të shtetasve Gj.C, E. J. dhe E. J. i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale të ”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë,e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAFA E BASHËS PËR THEMELIMIN E BURSËS ENERGJITIKE/ Rama ironizon: Fli vëlla, për ty qenka kjo dynja VIDEO)
Previous article 25 PRILLI/ Përçahet koalicioni i opozitës, Nard Ndoka nuk firmos marrëveshjen me Bashën

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT