• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Presidenti Erdogan: Turqia është vendi që po kryen vaksinimin më me sukses në botë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Presidenti Erdogan: Turqia është vendi që po kryen vaksinimin më me sukses në botë

23 February, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) tha se vendi i tij është “vendi që kryen vaksinimin më me sukses në botë”, raporton Anadolu Agency.

Në një fjalim në ceremoninë e inaugurimeve masive të komplekseve arsimore të prefekturës së Ankarasë, e cila u zhvillua në Qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe, Erdoğan tha se ashtu sikurse në çdo fushë të jetës edhe në arsim kanë ndryshuar nevojat, kërkesat, pritshmëritë dhe drejtimet.

“Teksa përcaktohen politikat në çdo fushë, veçanërisht në arsim, është e nevojshme që veprohet me në vizion të gjerë nga e kaluara në të ardhmen”, theksoi Erdoğan, duke shtuar se, “Bashkë me koronavirusin, dixhitalizimi në arsim dhe edukim ka dalë në pah më shumë se kurrë. Ndërsa krijohet humbje në njërën anë, sipas meje kemi bërë arritje shumë të ndryshme në dixhitalizim”.

Erdoğan theksoi se vendet që investuan në kohë në teknologji dhe infrastrukturën e komunikimit gjatë procesit të pandemisë, kanë kapërcyer procesin e pandemisë më lehtë se vendet e tjera.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se koronavirusi do të përfundojë në fillim të viti 2022. Shpresojmë të ndodhë siç e kanë shprehur. Ne nuk mund të qëndrojmë të qetë sepse duhet të bëjmë përgatitjet edhe për këtë. Turqia është vendi i cili kryen vaksinimin më me sukses në botë. Që nga dje numri i të vaksinuarve ka arritur në 7.5 milionë. E vazhdojmë këtë proces në mënyrë serioze dhe të vendosur. Nuk ka relaksim, po marrim sërish shtesa të reja. Nuk duhet të kaplohemi nga një vetëkënaqësi, sepse nuk mund ta kapërcejmë dhe nuk mund ta përballojmë koston e kësaj”, deklaroi Erdoğan.

Ndër të tjera, Erdoğan shtoi se, “Pavarësisht problemeve që ka shkaktuar pandemia, ne jemi një prej shteteve që kemi mundur të vazhdojmë pa ndërprerë në mbarë vendin aktivitetet e arsimit. Deri më sot i kemi dorëzuar nxënësve gjithsej 2 milionë tableta, 657 mijë prej të cilëve gjatë kohës së pandemisë. Sërish gjatë kësaj periudhe kemi kryer me sukses arsimin në distancë me platformat e internetit dhe të televizionit (Rrjetit të Informacionit për Arsim me emërtimin e shkurtuar EBA). Me kanalet TRT EBA për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe me TRT EBA për arsimin e mesëm të lartë  kemi siguruar vazhdimin e arsimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VLERËSIMI I DASH PËR ARDIAN DVORANIN/ Ngjela: Goditjen kryesore e merr Ilir Meta. Akoma do vazhdojë të jetë president?
Previous article NIS PUNA PËR MBIKALIMIN TEK "TEG"/ ARRSH njofton qytetarët: Është bërë vendosja e sinjalistikës së...

Delo.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT