Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, ku një një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pasi kanë bërë të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 23.02.2021, në orën 13:45, në lagjen nr.13, Durrës, një motoçikletë me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka goditur dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasen H. Xh., 72 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pasi kanë bërë të mundur kapjen e drejtuesit të motoçikletës, kanë shoqëruar shtetasin F. T., në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


