• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ KQZ kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për kohëzgjatjen e pasaportave dhe kartave të identitetit
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ KQZ kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për kohëzgjatjen e pasaportave dhe kartave të identitetit

23 February, 2021 s.autor Politikë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i dërgoi një kërkesë drejtorisë së Gjendjes Civile për të marrë informacin mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.

Ilirjan Celibashi kërkon gjithashtu informim se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës ose pasaportës deri më 25 Prill 2021.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, janë mbi 800 mijë qytetarë të cilëve u ka skaduar karta e identitetit.

Kujtojmë se opozita e bashkuar ka kërkuar që vlefshmëria e mjeteve të skaduara identifikuese të jetë deri më 30 prill. Ndërkohë kryeministri Rama ditën e djeshme u shpreh se kjo kërkesë e opozitës bën sens dhe se do e shqyrtojë.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se po shikohet me vëmendje dhe se është në kontakt me kreun e KQZ-së. Po ashtu Çuçi garantoi se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Letra e KQZ-së

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

DREJTUAR: DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE

Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese. Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan CELIBASHI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME. U dëmtua në sfidën ndaj Crvena Zvezdës, ja ekzaminimet e yllit të Milan...
Previous article DROGË E FARA KANABISI/ Arrestohet 26-vjeçari nga Lazarati

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT