• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME BANORËT E NJËSISË 5/ Veliaj: Bashkia e Lulit luftonte kundër qendrave rinore dhe mbronte klubin e striptizmit
Home
Politikë

TAKIM ME BANORËT E NJËSISË 5/ Veliaj: Bashkia e Lulit luftonte kundër qendrave rinore dhe mbronte klubin e striptizmit

23 February, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Njësisë 5, tha se edhe kjo është një nga zonat e kryeqytetit që po i shtohet vlera e pronës çdo ditë e më shumë.

Veliaj shtoi se pas zgjedhjeve, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë një nismë në favor të biznesit të vogël.

“Për gjithë industrinë e kafeve, bareve dhe restoranteve që punojnë në zonën e ish Bllokut do të bëjmë një amnisti, për heqjen e taksave që i paguajnë bashkisë. Por, duke qenë se jemi në një situatë kur KQZ-ja nuk na lejon ta bëjmë këtë tani, sepse cilësohet fushatë, vendimin do ta marrim fill pas zgjedhjeve”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se shumë vendime që Bashkia e Tiranës mund t’i merrte menjëherë, sot detyrohet t’i shtyjë pas zgjedhjeve për shkak të vendimit të KQZ-së.

“Jemi në një situatë kur KQZ-ja na ka vënë disa detyrime, vetëm që kundërshtari të futet në lojë. Njësoj si kur ishim fëmijë, që na thoshin lëre ta kapë topin edhe qullaci i lagjes. Ndaj, shumë gjëra që duam dhe do t’i bëjmë këtë vit, detyrohemi t’i lëmë pas zgjedhjeve, qoftë për të respektuar këto rregulla, për t’i dhënë kundërshtarit mundësinë të kapë edhe ai topin në lojë. Por, pyetja është: A jemi mjaftueshëm të kthjellët për datën 25 prill, për të votuar atë që sjell vaksinën, që ndërton lagjet dhe shtëpitë e reja?”, vijoi ai.

Veliaj ironizoi kryedemokratin Basha kur tha se “mirë që nuk e bëri tramin, po për rininë çfarë bëri?” Ai rrëfeu se në vitin 2014, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Basha, ky mbronte një klub striptizmi, të cilin ministria e Rinisë e kishte përzgjedhur ta kthente në qendrën e parë rinore në Tiranë.

“Ajo që sot është qendër rinore në Rrugën e Kavajës, dikur ka qenë klub striptizi, pronë e bashkisë. Në vitin 2014, kur isha ministër i Rinisë, i kërkuam Bashkisë së Tiranës që drejtohej nga Lul Basha, që këtë pronë të bashkisë, nga klub striptizi ta kthenim në qendër rinore, siç është sot. Mbaj mend që në atë kohë Policia Bashkiake e Lulit mbronte klubin e striptizës, që e kishte dhënë me qira. Ndërkohë, në Tiranë nuk kishtë asnjë qendër rinore”, kujtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se anëtarë nga PD, LSI apo PDIU po i bashkohen çdo ditë Partisë Socialiste, sepse po shohin se kush punon dhe kush largohet nga detyra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON INVESTIMI NË NËNSTACIONIN ELEKTRIK NË KARAVASTA/ Balluku: Do kërkohet mbështetje tjetër në këtë zonë për transmetimin...
Previous article AKUZA PËR BASHKËPUNIM ME TIREN/ Gjykata liron nga burgu një nga infermieret dhe sanitaren e "Shefqet Ndroqit"

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT