• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGJAKET PROTESTA NË MIANMAR/ Policia vret dy protestues, plagos 20 të tjerë
Home
Nderkombetare

PËRGJAKET PROTESTA NË MIANMAR/ Policia vret dy protestues, plagos 20 të tjerë

21 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën dy vetë u vranë nga armët e zjarrit në Mianmar të shtunën ndërsa forcat e sigurisë përdorën fishekë luftarakë, plumba gome, gaz lotësjellës, ujë me presion të lartë dhe mjete të tjera kundër protestuesve që demonstronin kundër grushtit ushtarak të shtetit që ndodhi në atë vend me 1 shkurt.

Rreth 500 policë dhe ushtarë u mblodhën në një kantier detar në qytetin e dytë më të madh të vendit, Mandalay, për të shpërndarë punonjësit dhe demonstrues të tjerë, gjë që shkaktoi një përballje disa orëshe gjatë së cilës protestuesit hodhën gurë me llastik ndaj policisë.

Forcat e sigurisë shpërndanë protesuesit duke përdorur armët e zjarrit dhe mjete të tjera force, ndërsa lanë dy të vdekur dhe 20 të plagosur, sipas faqes së lajmeve në internet Irrawaddy.

Demonstruesit, banorët e zonës dhe gazetarët thuhet se u larguan pasi forcat e sigurisë i ndoqën ata, duke sulmuar një grup gazetarësh me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera.

Forcat e sigurisë kanë shtuar gjithnjë e më shumë dhunën kundër protestuesve, të cilët janë përleshur me forcat e sigurisë së Mianmarit që kur ushtria arrestoi udhëheqësen de fakto Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë civile më 1 shkurt.

Ushtria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një vjeçare, nën pretendimet për mashtrime të gjera në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të vitit të kaluar, të cilat u fituan bindshëm nga Lidhja Kombëtare për Demokraci e udhëheqëses Aung San Suu Kyi. Pretendimet e ushtrisë janë hedhur poshtë nga komisioni elektoral.

Që nga ajo kohë, dhjetëra mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e qyteteve më të mëdha të Mianmarit, duke sfiduar shtetrrethimin e rreptë dhe ndalimin e grumbullimeve të më shumë se katër personave. Protestuesit kanë mbajtur parulla pro-demokracisë dhe foto të udhëheqëses Suu Kyi. Gjatë tubimeve ata mbajnë tre gishta lartë, një shenjë rezistence kundër tiranisë që është përhapur nga filmi shumë i njohur “Hunger Games”.

Përveç protestave, punonjësit e qeverisë dhe të sherbimit civil janë hedhur në grevë, çfarë ka shkaktur ndërprerje të trenave në mbarë vendin. Ushtria ka dhënë urdhër për kthimin në punë të punonjësve të shërbimit civil duke i kërcënuar se do të ndërmeren veprime ndaj tyre. Edhe punonjës nga sfera të tjera të jetës kanë braktisur punën gjatë ditëve të fundit.

Gjenerali i lartë Min Aung Hlaing, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit, premtoi javën e kaluar në televizion se zgjedhjet e reja do të mbaheshin për të sjellë atë që ai e quajti “një demokraci të vërtetë dhe të disiplinuar”, por nuk dha hollësi se kur do të zhvilloheshin./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANË RIBASHKUAR SËRISH/ Loredana nuk i reziston bluzës së Mozzik dhe ja vesh, reperi i bën komentin epik
Previous article PAMJET SHOKUESE/ Paloka "harron" pandeminë, mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë në thyerje të masave antiCOVID

s.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT