• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I KEQ/ Vaksina BioNTech/Pfizer më pak efektive kundër mutacionit të Afrikës së Jugut
Home
Nderkombetare

LAJM I KEQ/ Vaksina BioNTech/Pfizer më pak efektive kundër mutacionit të Afrikës së Jugut

20 February, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Frika u konfirmua: vaksina kundër Covid-19 e BioNTech/Pfizer është rreth dy të tretat më pak e efektshme kundër mutacionit të virusit të Afrikës së Jugut.

Sidoqoftë, vaksina është ende në gjendje të neutralizojë virusin, sipas studimit laboratorik, i cili është botuar në “New England Journal of Medicine.

Varianti tepër ngjitës, i cili nga specialistët njihet me shkurtesat B1.351 ose 501Y.V2, është zbuluar deri tani në më shumë se 30 vende, përfshirë edhe Gjermaninë.

Në fillim të shkurtit, Afrika e Jugut pezulloi përkohësisht vaksinat e planifikuara me vaksinën AstraZeneca sepse, sipas një studimi, vaksina thuhet se mbron vetëm 20 përqind kundër variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut.

Studimi i dytë solli zhgënjim

BioNTech / Pfizer kishte paraqitur një studim në janar në të cilën numri i antitrupave ishte zvogëluar pak, kështu që kompanitë farmaceutike menduan se vaksinat e tyre do të funksiononin edhe kundër mutacioneve të reja.

Për studimin e ri, studiuesit e BioNTech/Pfizer, së bashku me Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit (UTMB), konceptuan një virus të manipuluar që korrespondon me variantin e Afrikës së Jugut. Në laborator, ata zbuluan se testet me gjakun e njerëzve të vaksinuar prodhuan vetëm një të tretën e antitrupave neutralizues.

Deri tani nuk ka pasur studime klinike me pacientë, por bashkëautori i studimit, Profesor Pei-Yong Shi nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, beson se një e treta e antitrupave janë të mjaftueshëm për të parandaluar të paktën rrjedhat e rënda të sëmundjes.

Nevojitet përshtatja e vaksinave

Edhe nëse efektiviteti zvogëlohet, vaksinat ekzistuese mund të vazhdojnë të përdoren, sepse deri tani varianti i Afrikës së Jugut nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë mbrojtjen e vaksinimit.

Por duke pasur parasysh mutacionet agresive që përhapen me shpejtësi, zhvillimi i një vaksine të përshtatur të ARN-së tashmë është në zhvillim e sipër midis prodhuesve të vaksinave. Edhe AstraZeneca, GSK dhe CureVac e njoftuan këtë.

Sipas themeluesit të BioNTech, Uğur Şahin, zhvillimi i një përshtatjeje ose përforcimi të tillë zgjat vetëm disa javë por testimi, miratimi, prodhimi, shpërndarja dhe injektimi do të duan muaj./DW.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRMET" NË DREJTËSI/ Hapen të gjitha dosjet e lirimit të të dënuarve nga burgu me kusht. ILD në kërkim të shokëve të Enkelejda Hoxhës
Previous article RINDËRTIMI I BANESAVE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Spiropali: 63 shtëpi të reja po rindërtohen në Paskuqan

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT