Dy të mitur në Memaliaj po ndiqen penalisht pasi akuzohet për vjedhjen e arkës së një Kishe në këtë qytet.
Dy të rinjtë i përkasin moshës 14 vjeç dhe janë identifikuar me inicialet M.A dhe R.K të dy banues në Memaliaj. Ata dyshohet se natën e 31 dhjetorit kanë vjedhur arkën e kishës e cila ka pasur një sasi të konsiderueshme parash.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit M.A e R.K, vjeç 14 dhe 14, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se më datë 31.12.2017, në qytetin Memaliaj, kanë vjedhur arkën e kishës, ku kanë marrë një shumë lekësh. Neni 134/2 i Kodit Penal.