BE ka akorduar 7 milionë euro për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është dhënë nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, sipas të cilit BE në partneritet me OBSH-në do të mbështesin vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Komisioneri Varhelyi shkruan në Twitter: “Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj . Projekti vjen si pjesë e paketës sonë prej 70 milionë euro për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”.


