• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIGJI I RI PËR SIGURIMIN E MAKINAVE/ Afatet e reja për dëmshpërblimin në rast aksidentesh, si për drejtuesin edhe pasagjerët
Home
Sociale

LIGJI I RI PËR SIGURIMIN E MAKINAVE/ Afatet e reja për dëmshpërblimin në rast aksidentesh, si për drejtuesin edhe pasagjerët

18 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Pas më shumë se 5 vjet përpjekje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tashmë është zyrtarizuar projektligji për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve. Drafti ka nisur shqyrtimin në komisionet e posaçme parlamentare dhe sjell një sërë risish, ku ndër më kryesoret kanë të bëjnë me rritjen e vlerës së dëmshpërblimeve dhe shkurtimin e afateve të marrjes së tyre.”

Sipas  projektligjit, tashmë dëmshpërblimet për dëmet ndaj personave do të bëhen brenda 90 ditëve , ndërsa ato ndaj pronës janë parashikuar të kryhen nga kompanitë brenda një periudhe 30 ditore.

Ndërsa më i reduktuar është parashikuar afati për dëmet me vlerë të vogël deri në 100 mijë lekë brenda 14 ditësh.

Komisioni i Veprimtarive ka miratuar këtë draft, por ka propozuar një rritje të afatit nga 3 në 6 muaj për hartimin e rregulloreve dhe akteve nënligjore që do ta shoqërojnë atë.

Përmes këtij ligji, tashmë mund të kërkojnë dëmshpërblim nga kompanitë edhe personat që dëmtohen nga mjetet e pasiguruara, diçka që nuk ka funksionuar deri më tani.

Dëmshpërblim në rast aksidenti në transportin publik përfitojnë edhe pasagjerët me një rritje progresive të tyre , që sipas projektligjit rastet e mbulimit përcaktohen në 2 milionë lekë në rast vdekje, 4 milionë lekë në rast paaftësie të përhershme ëpr punë si dhe në 1 milionë lekë për paaftësi të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji synohet edhe ulja e automjeteve të pasiguruara në qarkullim. Në rast se këto të fundit nuk kanë kryer pagesën për një policë sigurimi, nuk do të mund të bëjnë kolaudimin apo atë që njihet ndryshe si kontrolli teknik i mjeteve.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS VAKSINIMI NË VLORË/ Të dielën vaksinohen 80-vjeçarët dhe disa personaliteteve
Previous article KORONAVIRUSI/ Qeveria e Malit të Zi jep lajmin e mirë, Kina i dhuron 30,000 vaksina anti-covid

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT