Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën e PD, Nard Ndoka, ka prnuar se gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit, asnjë qeveri që ka qenë në pushtet nuk e ka pasur parësore shëndetësinë.
Ai tha i ftuar në ‘Ora news’ se kemi krijuar një sistem sovjetik me shumë probleme, ku mbizotëron korrupsioni.
Ndoka: Korrupsioni, sistemi shëndetësor e ka pasur këtë problematikë. Qeveritë kanë ndërtuar një strategji për ta minimizuar këtë fenomen. Asnjë prej qeverive në 30 vite nuk e ka pasur prioritet sistemin e shëndetësisë. Kemi trashëguar një sistem sovjetik, me shumë probleme.


