Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që një pjesë të hapësirë të institucionit të saj ta “zërë” flamuri i Kosovës.
foto galeri PreviousNext
Një zgjedhje e tillë është bërë me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
‘Ja kshu bohet! Dashni nga Tirana. Kosova 13‘- shkruan Veliaj përkrah videos.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 minuta. Kuvendi i Republikës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ja kshu bohet! 🚀
Dashni nga Tirana! #Kosova13 🇦🇱❤️🇽🇰 pic.twitter.com/iFdPBi1DOT
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) February 16, 2021


