• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nxehet “merkato e dimrit”/ Çpo ndodh me mediat televizive shqiptare. Të gjitha ndryshimet e mëdha
Home
Aktualitet
Media

Nxehet “merkato e dimrit”/ Çpo ndodh me mediat televizive shqiptare. Të gjitha ndryshimet e mëdha

5 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Media

Si rrallëherë në historinë dhe traditën 20 vjeçare të mediave televizive private në Shqipëri, “merkatoja” e dimrit duket të jetë më e madhe dhe më e thellë se ajo e verës. Pra, ka më shumë lëvizje dhe ndryshime drejtuesish të televizioneve të rëndësishme jnë bërë tani në janar në mesin e sezonit, sesa në gusht apo në shtator, kur fillon realisht sezoni i ri televiziv. Ndryshimet kanë prekur televizionet kryesore në vend, më shumë këto ditë të para të 2018, sa pothuajse gjatë gjithë 2017 që ishte edhe një vit elektoral.

Kjo do të thotë se efektet e këtyre ndryshimeve, megjithëse jo me lidhje të drejtpërdrejta, duken si efekte post elektorale. Ku pronarët e televizioneve, duket se po ripozicionojnë qëndrimet e tyre editoriale në raport me politikën në tërësi dhe me mazhorancën apo opozitën në veçanti, në fillim të këtij katërvjeçari të një mandati të ri politik. 2018 pritet të ketë zhvillime shumë të rëndësishme në klasën politike dhe elitën e vendit, po të kemi parasysh se fillon zbatimi I efekteve të reformës së thellë në drejtësi. Mediat pritet të kenë një rol kyç në përcjelljen e këtyre zhvillimeve.

Në mungesë të një tregu 100% formal, ku përcaktuesi në suksesin apo dështimin e një gazetari, një departamenti, një media apo një emisioni është kërkesë oferta, që do të thotë shikueshmëria, ndikimi në opinion dhe fatura financiare e reklamave që ajo arrin të gjenerojë, duket  se përcaktuese në një masë jo të vogël këtë radhë, mund të ketë pikërisht raporti me tregun politik, nga i cili jo rrallëherë gjenerohen interesat financiare,- por jo vetëm,- të botuesve.

Lëvizjet e “merkatos” së janarit janë:

  • Nga “Top Channel” u largua Sokol Balla si drejtor i Departamentit të Informacionit dhe drejtues i emisionit “Top Story”.
  • Në vendin e tij si drejtor lajmesh është emëruar Endri Xhafo, deri pak kohë më parë spiker lajmesh në “ABC News”.
  • Në vend të Ballës, emisionin e debatit politik të së enjtes në “Top Channel” do ta drejtojë Ylli Rakipi, që vjen me emisionin e tij “Të paekspozuarit” “TPZ”.
  • Në televizionin “Vizion +” Sokol Balla është emëruar drejtor Ekzekutiv I këtij televizioni e ku do të drejtojë edhe emisionin e e ti të debatit politik “Real Story”.
  • Nga televizioni “News 24” u largua Ylli Rakipi i cili ka patur një peshë jo të vogël këto muaj në këtë ekran. Pritet të shohim se kush mund ta zëvendësojë në ditët në vijim.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merkato te Juve, Marotta zbardh situatën për Allegri dhe Alex Sandro
Previous article Coutinho te Barcelona, transferimi është i pashmangshëm

Redaktor1

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT